Me detektor sonar (aparaturë hulumtuese) ka nisur të hënën të bëhet vlerësimi i dy lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Serbi.Puna vlerësuese do të zgjatë 5 ditë, ku fillimisht do të vlerësohet lokacioni i Jalovishtes e më pas ai i Kizhevakut, që ndodhen në rajonin e Rashkës.
Detektorin sonar, Qeveria e Kosovës e ka siguruar kohë më parë nga Kombet e Bashkuara.
Pas përfundimit të punës në Serbi, në këtë formë do të vlerësohen edhe 2 lokacione të dyshuara për varreza me trupa të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë, një në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës dhe një në Kaçanik, përgatiti Express. (b.an)