• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një keqkuptim i madh

by Edi Rama
21/03/2022 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edi Rama

 

Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj!

Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e “fakteve”, shfryrjen e mllefeve.Po mbase jam unë gabim, përderisa disa këtu e shohin këtë përfshirje timen të drejtëpërdrejtë nëpër komente, si arrogancë, si karshillëk, si tallje e ku di unë çfarë tjetër. Për mua është krejt e kundërta, sepse një kryetar qeverie që nuk pyet për popullin, nuk respekton njerëzit apo aq më keq, tallet me opinionet e tyre, as nuk e merr kurrë mundimin të japë e të marrë me ta si i barabartë, siç bëj unë këtu prej kaq kohësh. Po ja që kjo përpjekje e imja ndeshet në një keqkuptim të madh nga ata që duan ta thonë atë që mendojnë, po nuk duan ta dëgjojnë të kundërtën nga unë, siç e dëgjoj unë prej tyre.

Sot është mëse normale që të jemi të gjithë nën stresin e shtuar prej goditjes së luftës në Ukrainë mbi çmimet! Por është anormale ta mohojmë këtë fakt duke i kërkuar shkaqet e kësaj rritjeje kudo ku ato nuk janë. Po mbase jam unë krejt gabim që këmbëngul fort për të bindur me replika edhe ata që nuk duan të binden. Prandaj, shkurt fjala, duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më.
Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar. Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia.

Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t’ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton. Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju.Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s’doni, në fund të fundit ju dua shumë që të gjithëve🤗

Next Post
“Askush nga ne s’do të dorëzohet”/ Beckham i jep llogarinë e “Instagramit” mjekes ukrainase për të postuar pamje nga puna e tyre

"Askush nga ne s'do të dorëzohet"/ Beckham i jep llogarinë e “Instagramit” mjekes ukrainase për të postuar pamje nga puna e tyre

Comments 2

  1. leka says:
    4 years ago

    Megjithate e verteta dhe transparenca zbut dhe harbutet e rrjeteve sociale

    Reply
    • Lilo says:
      4 years ago

      Jo ne fakt, harbutet e bastardet sado kohe t’ju kushtosh, te pandryshueshem mbeten ne ligesine e pacipesine e tyre!

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In