• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kartolinë e vonuar për vitin 2024

by Ilir Yzeiri
30/12/2023 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Unë nuk shkruaj kartolina për vit të ri, thoshte Migjeninë vitin 1937 në tekstin « Urim për vitin 1937 ». Nga ai tekst i Migjenit ka ardhur deri sot satira dhe ironia me anë të së cilës ai paraqet urimet e tij në formë qortimi për kohën ku jeton dhe dëshirën që varfëria e mjerimi, këto dy topika të rëndësishme të veprës së tij, të largohen nga fytyrat e zbehta të bashkëkohësve. Urimi me formën e kartolinës është edhe sot një mundësi për të ndërtuar një bashkëbisedues imagjinar të cilit do të doje t’i uroje që viti i Ri t’i sjellë ato që nuk ka mundur t’ia sjellë viti që shkoi.

Kështu, nëse do të ndërtonim këta dy personazhe imagjinare, unë do ta përfytyroja kështu atë kartolinë. Të uroj miku im që të jesh i lumtur, por lumturinë tënde të mundohesh ta gjesh këtu në këtë vendin tonë që vitin e kaluar u vizitua nga mbi 9 million turistë. Unë nuk e kuptoj pse ti, miku im, kërkon të largohesh. Uroj që vitin e ardhshëm ta largosh këtë ndjenjë. E di se do të më thuash që do të kishe dashur që fëmijët e tu të shkolloheshin në një sistem arsimor më dinjitoz, sepse e ke të vështirë ta pranosh pse vijojmë të renditemi keq e më keq në testin e PISA-s, por duhet të bësh durim miku im.

Anipse edhe unë nuk di si të të qetësoj sepse e kam të vështirë të shoh ndonjë dritë që mund ta ndriçojë reformën në arsimin shqiptar. Ti më thua që të pëlqeu Samiti i Diasporës dhe do të doje që Shqipëria t’i mblidhte shqiptarët më të talentuar që ka nëpër botë dhe ata të hartonin projektet afatgjata për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë. Ashtu uroj edhe unë, por, për vitin 2024, do të doja që manifestime të tilla të bëhen më realiste dhe të shmangin frymën sipërfaqësore dhe dukjen, të prodhojnë më në fund një plan për veprim dhe të harrohet ajo shprehja fatale që nis me formën e së ardhmes « do të ».

Një miku ynë i përbashkët më shkruante se aq pedagogë dhe staf akademik sa janë brenda vendit, pra rreth 4500, po aq janë edhe jashtë. Sikur ata të harxhonin pak nga energjitë e tyre për të ndërtuar universitetin ndërkombëtar do të kishim mundësi që ta kthenim Tiranën në qendër të ekselencës dhe të sillnim këtu edhe studentë nga gjithë bota. Por, me qenë se kjo është një ëndërr, unë po ta dërgoj si urim ty, miku im,,që kjo të realizohet në vitin e ri 2024. Ti më pyet për zonat e mbrojtura.

Unë të uroj që edhe në vitin 2024 të vijojë moratoriumi për gjuetinë, por urimi im mori një kthesë të papritur sepse një grup deputetësh bënë një propozim për të hequr disa kufizime nga ligji për zonat e mbrojtura duke i hapur kështu rrugë investimeve aty. Unë doja të të uroja për Vjosën që e shpëtuam, por, ashtu siç na ndodh gjithnjë, ne atë që ndërtojmë ditën e prishim natën. Vjosën e shpëtuam, por aeroporti i Vlorës po ndërtohet mbi një zonë të mbrojtur natyrore dhe të tjera bukuri të natyrës do të kafshohen nga dhëmbët e investitorëve strategjike. E di që do të më pyesësh për opozitën, pra për ata që do të duhej të na mbronin nga keqqverisja.

Unë uroj që viti 2024 të krijojë mundësinë që të riformatohet opozita shqiptare dhe të kemi më në fund një parlament ku debatohet dhe jo një parlament ku hidhen fishekzjare si ato që do të hidhen në natën e shkëmbimit të viteve. Kështu, që të kthehemi përsëri te Migjeni dhe te ai tekst i famshëm i tij për vitin e ri 1937, po e përfundoj jo duke të thënë që ji i lumtur patologjikisht, siç shkruante Migjeni, dhe nuk të uroj të dalësh në rrugë e të qeshësh e të qeshësh, por gjej një vend e reflekto, mendohu dhe vetëm mos më thuaj që tani unë as të mendoj nuk mundem sepse këtë aftësi ma ka hequr ky tranzicion i gjatë. Megjithatë, mundohu, miku im ! Gëzuar vitin e ri 2024 !

Next Post
“Kam harruar të buzëqesh”/ Selvia bashkëshortja e Shpat Kasapit i kërkon të birit ndjesë publike

“Kam harruar të buzëqesh”/ Selvia bashkëshortja e Shpat Kasapit i kërkon të birit ndjesë publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

February 11, 2026
“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

February 11, 2026

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

February 11, 2026
Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In