• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një jetë pa grindjen për emrin me Maqedoninë?

by Java News
16/01/2019 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grindja ndërkohë anakronike për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë është një relike e politikës ballkanike të orientuar nga e shkuara, në periferi të BE-së dhe shpesh ka rezultuar me turbulenca politike në të dyja vendet. Sidomos kur zgjidhja e problemit është mjaft afër, ato bëhen më të qarta. Kjo tregon se sa i vështirë bëhet formësimi i së ardhmes në Europën Juglindore.

Në mesin e vitit 2018, kryeministri grek, Aleksis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev negociuan një kompromis, sipas të cilit Maqedonia do të merrte emrin “Maqedonia e Veriut”. Shteti i pavarur maqedonas do të kishte një emër, që sipas mënyrës greke të leximit nuk do të kishte pretendime territoriale kundrejt provincës greke Makedonia dhe trashëgimisë antike. Athina do të hapte kështu rrugën e anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO, të dyja perspektiva stabiliteti në rajon.

Shitje e “emrit të shenjtë”

Kompromisi u miratua përfundimisht nga parlamenti maqedonas. Tani topi kalon në parlamentin grek, duhet që ai të ratifikojë marrëveshjen. Menjëherë u dëgjuan këmbanat patriotike në Athinë. Nacionalisti i rreptë dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos dha dorëheqjen të shtunën për gjoja shitjen e “emrit të shenjtë” Makedonia duke hequr dorë edhe nga roli i krijuesit të mazhorancës për qeverinë e Tsipras. Kryeministri me votëbesimin do ta marrë situatën në dorë. Aritmetika e grupimeve parlamentare e bën të mundur një fitore të ngushtë për kryeministrin grek, pasi disa deputetë të ANEL-, partisë së Kamenos do të japin votën për Tsipras, megjithë prishjen e koalicionit.

Moskovou Spiros Kommentarbild AppSpiros Moskovou

Tsipras është optimist edhe për votimin në parlament të marrëveshjes me Maqedoninë. Pas kësaj mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Për shkak se më së voni deri në tetor do të zhvilloheshin zgjedhjet e radhës, Tsipras mund të qeverisë deri atëherë me aleanca të përkohshme, që i sigurojnë mazhorancën.

Më shqetësuesja në të gjithë këtë histori nuk është mandati i shkurtuar i qeverisjes së Tsiprasit, por ashpërsia, me të cilën një pjesë e madhe e partive greke refuzojnë një zgjidhje të arsyeshme të grindjes së emrit me Maqedoninë. Ai, që sipas sondazheve, mund të jetë kryeministri i ardhshëm grek, Kyriakos Mitsotakis i partisë Nea Demokratia e refuzon këtë marrëveshje dhe kërkon të negociojë nga e para me Shkupin. Ironia e historisë: Babai i tij, ish-kryeministri Konstantinos Mitsotakis u rrëzua nga pushteti në vitin 1993, kur ishte fare pranë një marrëveshjeje për emrin me Greqinë.

Fantazma e politikës së jashtme

Edhe socialdemokratët ngrihen kundër zgjidhjes së problemit. Sikur klasa politike greke do merrte më mirë frymë, nëse do të kapej me mish e me thonj pas “çështjes kombëtare”. Ajo vetëm se tregon më qëndrime të tilla, se në një vend të tronditur nga kriza, mund të bëhet shumë mirë politikë duke përdorur fantazmën e politikës së jashtme. E që të dielën që vjen ata që jetojnë gjithmonë me të djeshmen, parashikojnë të zhvillojnë demonstrata për Maqedoninë – sigurisht për atë greke! DW

/a.meta

Next Post
‘Ngujimi’, 85 % e studentëve të ekonomikut shprehen pro mësimit

'Ngujimi', 85 % e studentëve të ekonomikut shprehen pro mësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In