Tragjedi në familjen e njohur tiranase, me mbiemër Karapici. Pak ditë pas vdekjes së doktorit Fatmir Karapici, ndahet sot nga jeta edhe bashkëshortja e tij, Profesoresha në Fakultetin e Ekonomisë, Vjollca Karapici.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije në rrjetet sociale e bija e tyre.
“Pas humbjes se babait tone te shtrenjte Dr. Fatmir Karapici para pak ditesh, e derrmuar njoftoj ndarjen nga jeta te mamase sone Prof. Vjollca Karapici”, shkruan vajza e tyre Amanda.

Mësohet se çifti ishin të infektuar me koronavirus, ndërsa nuk kanë mundur dot t’ja dalin në betejën për jetën përballë virusit të rrezikshëm.
E bija e çiftit ka qenë punonjëse e Kuvendit të Shqipërisë, ndaj ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli i ka dërguar një mesazh ngushëllimi, ku ndër të tjera shkruan:
“Duhet te vazhdosh te jesh e forte. Ata kane mbyllur syte te qete se kane rritur nje vajze dhe nje djale te mire fort. Ngushellimet me te thella”.
Një mesazh ngushëllimi shkruajti në rrjetet sociale edhe Rektori i Universitetit të Tiranes, Artan Hoxha i cili thotë se “Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj”.
g.kosovari











