Një invalid pa leje drejtimi ka shkaktuar një tragjedi, mëngjesin e sotëm në pazarin e Milotit. Mësohet se drejtuesi i mjetit, Pashk Vokri ka humbur kontrollin e makinës dhe e ka futur atë në pazarin e mbushur me njerëz, duke shkaktuar vdekjen e një 60-vjeçari dhe plagosjen e 5 personave të tjerë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i makinës tip “Benz” është ndaluar menjëherë, ndërsa ekspertë të policisë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë, dy autoambulanca kanë bërë të mundur transportimin e personave të plagosur drejt spitalit të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.