• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një inkurajim për dashnorët e koalicioneve

by Astrit Patozi
01/07/2020 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjedhore, edhe pragun 0.5 përqind, edhe korrektim kombëtar, edhe proporcional si në Kosovë, edhe sistem të përzier danez, edhe zgjedhje si në Angli, dhe të gjitha këto njëkohësisht, bëjnë pjesë në dy kategori.

Në rastin më të mirë, ata janë të paditur, dhe, siç ka rënë dakord njerëzimi prej shekujsh, këtyre u lejohet të thotë çfarë të duan dhe nuk ia vlen t’i komentosh.
Në rastin më të keq, janë ca tipa që duan të na kujtojnë se janë gjallë, dhe duhet patjetër të shprehen për diçka. Ky, në fakt, është një hall real dhe i madh, por që nuk ua zgjidhim dot.

Të paktën Partia Demokratike është e sinqertë në qëndrimin e saj për këtë çështje. Ajo është e prononcuar publikisht se do që asgjë të mos ndyshojë në të gjithë masakaradën zgjedhore në Shqipëri, me kushtin e vetëm që njëri nga militantët e saj të ketë dorën brenda kutive të numërimit. Dhe për kaq ia bën kabull të gjitha vjedhjet e votave çunave problematikë të Edi Ramës ndër vite, madje edhe atyre që kanë dalë në mediat ndërkombëtare. Mund të mos jemi dakord me të, por nuk themi dot se nuk është e qartë për atë që kërkon.

Puna është se ata, që kuptojnë sado pak nga kjo çështje e dinë mirë që, nëse happen listat, automatikisht bien edhe koalicionet, gjithmonë në kuptimin klasik që ato kanë sot në legjislacionin tonë.

Por kjo nuk do të thotë absolutisht se partitë nuk kanë mundësi për aleanca, nëse sistemi do të ndryshojë, sepse kjo nuk është e vërtetë.

Nëse disa forca politike do të duan që të garojnë së bashku në një koalicion parazgjedhor, mund të hartojën një listë të përbashkët deputetësh. Dhe meqë shumëkush e ka në majë të gjuhës Kosovën kur vjen fjala për zgjedhjet, është rasti i freskët i partive të Fatmir Limajt dhe të Behxhet Pacollit apo të Ramush Hajradinajt dhe të Shpend Ahmetit, që garuan së bashku në zgjdhjet e fundit dhe e ndanë së bashku rezultatin.

Mundësia tjetër është koalicioni paszgjedhor, ku secila nga partitë konkurron me listën e saj dhe bashkimi i forcave përfaqësuese ndodh pas zgjedhjeve. Është rasti tipik i aleancës qeverisëse të Vetvendosjes me LDK-në, që solli në jetë kabinetin e Albin Kurtit.

Mundësi tjetër nuk ka, gjithmonë nëse listat do të jenë të hapura. Por edhe kaq nuk janë pak, për atë që vërtet e ka syrin tek ndryshimi i politikëbërjes në Shqipëri dhe jo tek llogaritë meskine brenda gardhit të vet.

Paradakoksi qëndron në faktin se partizanët dhe fanatikët më të mëdhenj të avokatisë së koalicioneve parazgjedhore i përkasin njërës prej dy forcave politike, që nënshkruan marrëveshjen e pisët të 17 majit, e cila kapërceu mbi kushtetutën dhe kodin zgjedhor, për t’i ndaluar arbitrarisht aleancat mes partive para zgjedhjeve. Duke mos i dhënë asnjë mundësi, madje duke i penguar brutalisht disa prej aleatëve të sotëm të garonin bashkë dhe duke i cilësuar ata si e keqja e vendit, që duheshin zhdukur nga faqja e dheut. Një rast ky për t’u studiuar në politiologji dhe, sipas një meje, një argument i mjaftueshëm për t’i rrëzuar dhe mos njohur zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Por kjo nuk është tema e ditës tani.

Ndaj edhe sot mos na hiqen sikur do të shuhet Shqipqlëria, nëse nuk do të konkurrohet paraprakisht me koalicione në zgjedhje, se vetë e kanë aplikuar para tre vjetësh, duke përdhunuar kushtetutën dhe ligjet me shumicë të cilësuar të vendit, dhe nuk vdiq njeri. Ndërkohë, që sot, gjithmonë në rast se hapja e listave do të miratohet, po flitet që ajo do të shndërrohet në ndryshime në Kodin Elektoral, ndoshta edhe në kushtetutë. Që do të ishte me vite dritë larg asaj përdhosjeje të ligjeve të vendit dhe traditës kushtetuese të para 3 vjetëve, që u ekzekutua me firmën dhe me bekimin e zotit Luli Basha dhe të zotit Edi Rama. Dhe kjo do të ishte diferencë e madhe.

Por sido që ta vërtisim, ky është një debat që ka vlerë vetëm për ata, që nuk i kanë frikë zgjedhjet, pavarësisht nga emri, historia dhe pesha elektorale që kanë. Sepse po të hyri në bark ai lloj lepuri, nuk ka asnjë sistem, asnjë kod elektoral, asnjë koalicion, asnjë aleancë dhe asnjë garanci ndërkombëtare, që të të bëjë derman. Madje edhe sikur ambasadorja amerikane të përfshihet në fushatë me ty, njësoj si Rajersoni në vitin 1992, prapë se prapë nuk të del llogaria. Por kjo pastaj nuk është më një çështje politike, por psikoanalitike.

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

Duhanpirja në mjedise publike u ndalua. Coronëshpërndarja, jo…

Comments 1

  1. Filani says:
    6 years ago

    Me kete sistem, partia A merr B deputete brenda koalicionit. Me liste te mbyllur rradhitjen e B deputeteve e e ka vendosur partia. Me liste te hapur, rradhitjen e deputeteve e vendosin votat per deputetet e partise A. Nuk eshte e vertete qe koalicionet para zgjedhore s’mund te behen me lista te hapura.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In