Juristi Kreshnik Spahiu tha se këmbëngulja e Albin Kurtit për të dalë kundër SHBA, Evropës dhe Anglisë është një qëndrim donkishotesk për të forcuar pushtetin e tij politik.
Sipas Spahiut, Kurti po bën një konspiracion imagjinar ndaj Perëndimit, pasi kufijt e Kosovës nuk i mbron policia e tijë por një ushtri e tërë e KFOR dhe NATO.
Kjo është një idiotësi imagjinare, për të forcuar pushtetin e tij politik. Kufijtë e Kosovës i mbron një ushtri, NATO dhe KFOR.
Escobar e tha që e kemi me popullin e Kosovës jo me qeveritë. Kosova është shumë më jetëgjatë, liderët shkojnë e vijnë. Kosovë është strategjike për SHBA”, tha Spahiu në një intervistë për Euronews Albania./m.j











