Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 të sapolindurit në Kosovë.
Shoqata e Neonatologeve në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 te të porsalindurit, i cili është edhe rasti i parë tek foshnjat në Kosovë.
Kryetarja e kësaj shoqate, Burbuqe Skenderi, ka thënë se gjendja e përgjithshme e foshnjës është e qendrueshme.
“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Beni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar Skenderi.
Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të mërkurën se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 86.
/e.rr