• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

by Veton Surroi
22/10/2025 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi 

Kam qenë dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e dy gjeneralëve të Serbisë në Tribunalin për Krimet në ish-Jugosllavi dhe të dy gjeneralët u liruan para kohe gjatë këtij viti. 

Gjenerali Nebojsha Pavkoviq ishte në gjykim me të akuzuar të tjerë, si pjesë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” së bashku me gjeneralë të tjerë dhe Nikola Shainoviqin, zyrtarin më të lartë serb që merrej me Kosovën pas S.Milosheviqit. 

Gjatë luftës në Kosovë Pavkoviqi ishte komandant i Armatës së Tretë. Në lajmet e televizionit të Serbisë i shihja fytyrën çdo natë, i incizuar në vijat e para të frontit me ushtarë, i veshur me uniformë lufte e me armë në dorë-pamje motivuese të propagandës ushtarake. Gjatë gjykimit në Hagë fytyra e tij e dikurshme e vetëbesimit tash kishte përqendrim të plotë për të mos dhënë asnjë shenjë, ndërsa lexohej aktakuza e Prokurorisë:   

“Më 25 mars 1999 ose rreth kësaj date, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë rrethuan dhe sulmuan fshatin Bellacërkë (komuna e Rahovecit). Shumë banorë të Bellacërkës ikën përgjatë lumit Belaja jashtë fshatit dhe u detyruan të kërkonin strehim pranë një ure hekurudhore. Ndërsa forcat e RFJ-së dhe të Serbisë iu afruan urës, ato hapën zjarr ndaj një numri fshatarësh, duke vrarë 12 persona, përfshirë 10 gra dhe fëmijë. Një fëmijë dyvjeçar i mbijetoi këtij incidenti. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë më pas urdhëruan fshatarët e mbetur të dilnin nga shtrati i përroit, në të cilën kohë burrat dhe djemtë më të mëdhenj u ndanë nga burrat e moshuar, gratë dhe fëmijët e vegjël. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë urdhëruan burrat dhe djemtë më të mëdhenj të zhvisheshin dhe më pas i grabitën sistematikisht nga të gjitha sendet me vlerë. Gratë dhe fëmijët më pas u urdhëruan të largoheshin drejt një fshati ngjitur të quajtur Xërxë. Një mjek nga Bellacërka u përpoq të fliste me një komandant të forcave sulmuese, por ai u qëllua dhe u vra, si dhe nipi i tij. Burrat e mbetur dhe djemtë më të mëdhenj u urdhëruan të ktheheshin në shtratin e përroit. Pasi ata iu bindën urdhrit, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë hapën zjarr mbi këta burra dhe djem më të mëdhenj, duke vrarë afërsisht 65 shqiptarë të Kosovës”. 

Gjenerali tjetër ishte Vllastimir Gjorgjeviq, zëvëndësministër i Brendshëm. Nuk e kisha parë ndonjëherë dhe Prokuroria më ftoi si dëshmitar “kontekstual”, ai që duhej të shpjegonte rrethanat politike, negociatat, gjendjen e përgjithshme, për të pasur një pasqyrë se si u acarua konflikti i armatosur dhe çfarë ishin veprimet e pushtetit të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës, qoftë atyre të rezistencës paqësore , të civilëve të rëndomtë apo të pjesëtarëve të UÇK-së. 

Gjenerali Gjorgjeviq, i quajtur Rogja, ballafaqohej me veprimet e vartësve të vet, si ky:  

Më 27 mars 1999 ose rreth kësaj date, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë granatuan fshatin Izbicë (komuna e Skenderajt) me sisteme armatimi të rënda. Të paktën 4,500 fshatarë nga Izbica dhe fshatrat përreth u strehuan në një livadh në Izbicë. Më 28 mars 1999, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë rrethuan fshatarët dhe iu afruan atyre, duke kërkuar para. Pasi forcat e RFJ-së dhe të Serbisë vodhën sendet me vlerë të fshatarëve, burrat u ndanë nga gratë dhe fëmijët e vegjël. Burrat u ndanë më pas në dy grupe, njëri prej të cilëve u dërgua në një kodër aty pranë, dhe tjetri u dërgua në shtratin e një përroi aty pranë. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë qëlluan më pas mbi të dy grupet e burrave dhe të paktën 116 burra shqiptarë të Kosovës u vranë. Gjithashtu më 28 mars 1999, gratë dhe fëmijët e mbledhur në Izbicë u detyruan të largoheshin nga zona dhe të ecnin drejt Shqipërisë. Dy gra të moshuara me aftësi të kufizuara ishin ulur mbi një rimorkio dhe nuk mund të ecnin. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i vunë flakën rimorkios dhe dy gratë u dogjën për vdekje. 

Për më tepër, ai akuzohej edhe për fshehjen e kufomave të të vrarëve në Kosovë nëpër varreza masive në Serbi apo edhe në kamionët me rimorkio të hedhur në Danub. 

Gjenerali Gjorgjeviq qe i dënuari i parë që mori 27 vjet burgim.  

E pashë në Hagë, tash jo më në gjykatë, por në burg. Isha aty për të vizituar një ish-komandant të akuzuar të UÇK-së dhe përderisa uleshim në zonën e vizitorëve ai u afrua. Shtriu dorën dhe tha: 

“Erdha për t’ju thënë që e kam merituar burgun. Jam përgjegjës për krime kundër popullit tuaj dhe më vjen shumë keq. Kërkoj falje”. U largua në pjesën e vet të sallës së vizitës ku kishin ardhur familjarët e tij.  

Një vit më vonë u mbajt seanca e Apelit dhe atij iu zvogëlua dënimi në 18 vjet. Në këtë gjykim ai e kërkoi fjalën dhe tha: 

“Në vitin 1999, në Kosovë janë kryer krime lufte. Nuk doja që ato krime lufte të ndodhnin, dhe nëse mund ta ktheja kohën mbrapsht, do të kisha vepruar ndryshe”. Pastaj shtoi: “Pendohem thellë për të gjitha viktimat në Kosovë dhe për vuajtjen që kanë kaluar familjet e tyre. Pa asnjë rezervë, u kërkoj falje të gjithë civilëve shqiptarë që kanë humbur jetën”. 

U deklarua edhe për fshehjen e kufomave. “Po, isha i përfshirë kur kamionët me trupa po vinin në Batajnicë [një varr masiv afër Beogradit], por nuk e dija se kur ishin kryer krimet, nuk u ballafaqova me ata që u përpoqën të maskonin dhe të fshihnin krimet dhe nuk mora ndonjë masë për të gjetur përgjegjësit për krimet e luftës, që duhet ta bëja”. 

Gjenerali Gjorgjeviq u lirua në qershor të këtij viti, pas përmbushjes së dy të tretave të dënimit. Nuk dëgjova të ketë deklaruar diçka apo të ketë thënë dikush diçka për të. U kthye në liri e në heshtje. 

Disa muaj më vonë u lirua nga burgu Nebojsha Pavkoviq, në baza humanitare ngase lëngonte prej një sëmundjeje terminale. 

Ai vdiq më 20 tetor dhe presidenti Vuçiq dërgoi telegram ngushëllimi duke cekur se gjenerali ia ka “përkushtuar jetën shërbimit të ushtrisë e vendit”. Po kjo ushtri dhe vend e bënë këtë, sipas aktgjykimit të Hagës:  

“Më 25 mars 1999 ose rreth kësaj date, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë sulmuan fshatrat Krushë e Vogël dhe Krushë e Madhe . Fshatarët e Krushës së Vogël u strehuan në një zonë pyjore jashtë Krushës së Vogël ku ata patën mundësi të shihnin forcat e RFJ-së dhe të Serbisë duke plaçkitur dhe djegur sistematikisht shtëpitë e tyre. Fshatarët më pas u strehuan në shtëpinë e Sejdi Batushës, e cila ndodhet në periferi të Krushës së Vogël. Gjatë mëngjesit të 26 marsit 1999, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i gjetën fshatarët. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë urdhëruan gratë dhe fëmijët e vegjël të largoheshin nga zona dhe të shkonin në Shqipëri. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë ndaluan dhe kontrolluan burrat dhe djemtë dhe konfiskuan dokumentet e tyre të identitetit dhe sendet me vlerë. Më pas, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë u urdhëruan burrave dhe djemve, nën kërcënimin e vdekjes, të ecnin drejt një shtëpie të pabanuar në Krushë të vogël. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i detyruan burrat dhe djemtë të hynin në shtëpi. Kur burrat dhe djemtë ishin mbledhur brenda, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë hapën zjarr me mitralozë mbi grupin. Pas disa minutash të shtënash, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i vunë flakën shtëpisë për të djegur trupat. Si rezultat i të shtënave dhe zjarrit, vdiqën afërsisht 105 burra dhe djem shqiptarë të Kosovës”. 

Gjenerali Pavkoviq do të varroset në Alenë e qytetarëve të merituar në Beograd. Edhe në të vdekur, me një kujtesë të papenduar e papajtuar, do të jetë pjesë e një lufte të vazhduar kundër fëmijëve, grave e burrave të Kosovës. 

 

Next Post
“Mirror”: Tirana, destinacioni i preferuar i britanikëve për pushime në vjeshtë

“Travel and Tour World”: Transformimi i Tiranës, nga trashëgimia historike te inovacioni modern në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In