• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Një i njohuri im është në bazën e radarëve” – Ja përgjimet e Moisi Habilajt

by A R
18/10/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moisi Habilaj, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, kishte njerëzit e tij edhe në “sallën e radarëve në Durres”.

Në vend që të informohej policia për mbërritjen e gomoneve me drogë, radarët shërbenin për të udhëzuar trafikantët që vinin të ngarkoheshin me kanabis në brigjet shqiptare.

Kështu thotë Moisi Habilaj në një bisedë me dy trafikantë italianë që kishin mbërritur në orën 01 të natës në 6 maj të vitit 2015, në brigjet shqiptare në bordin e peshkarexhës FATIMA.

Italianët do të ngarkonin rreth 900 kg kanabis në Porto Palermo.

Guardia di Finanza italiane kishte montuar përgjues në bordin e peshkarexhës së nisur nga Catania duke regjistruar në këtë mënyrë të gjitha bisedat në bordin e saj.

“Një mik i mikut tim është në bazën e radarëve në Durrës – dëgjohet të thotë Moisiu – që aty shohin gjithçka, edhe peshqit.

Më mori në telefon një polic që e kishin marrë nga Durrësi dhe më tha se peshkarexha është futur për 1 milje në ujërat territoriale greke. Duhet të bëni kujdes, nuk duhet të hyni në ujërat greke”,

MOISI HABILAJ: Tani që do ikësh, duhet të largohesh 2 milje që këtu, nga toka, dhe pastaj duhet te ecesh drejt… sapo të mbarojnë dritat tona…sepse tani sapo me mori polici dhe më shpjegoi, në mënyrë që të mos u afrohesh ujërave greke…. duhet të ecësh vetëm drejt, deri kur të mbarojnë dritat, sepse kur shkon rreth 6/7 milje larg nuk duken më dritat, duhet të ecësh edhe 2-3 milje dhe pastaj futesh…

Në të njëjtin përgjim, Habilaj i tregon italianëve furgonat e policisë që patrullojnë aty pranë, duke iu mburrur se ata janë bashkëpuntorë.

MOISI HABILAJ: E e pe furgonin e policise qe kaloi? Pak me pare? Jane te gjithe tanet ketu. Por mund te kete edhe ndonje tradhtar nuk i dihet…. sepse nuk dihet kush dreqin vjen e kush iken…, ne jemi te kompletuar, por se del ndonje bastard….

Peshkarexha Fatima u ngarkua në Porto Palermo 880 kilogram kanabis dhe dy Kallashnikovë. /b.d

Next Post
Mesazhi i fortë i BE: Dënoni trafikantët, e trishtuar që ky problem vijon ende

Mesazhi i fortë i BE: Dënoni trafikantët, e trishtuar që ky problem vijon ende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In