• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një humbës perfekt si Lulzim Basha

by Alfred Peza
30/05/2021 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Në përpjekjet për të formalizuar rizgjedhjen e tij në krye të PD, edhe për 4 vitet e ardhëshme, Lulzim Basha në çdo gjë që bën thjeshtë është duke i dhënë penelatat e fundit portretit të tij prej humbësi perfekt. Ai është nga ai lloj i rrallë kundërshtari, që çdo lider politik uron ta ketë përballë, si garancinë e vetme për fitoren e sigurtë edhe në të ardhmen!

Edhe kur del, edhe kur nuk del në media; edhe kur zhvillon, edhe kur nuk zhvillon takime me anëtarësinë e partisë; edhe kur flet me zë e figurë, edhe kur flet me heshtjen e tij,- Lulzim Basha thjeshtë perfeksionon lidershipin e tij prej humbësi permanent. Sepse ai është modeli i politikanit që bën gjithçka, në mënyrën më të përkryer, që të mos shkojë kurrë tek fitorja!

Lulzim Basha e di se për tu bërë lideri “de facto” i PD, lideri i padiskutueshëm i të djathtës dhe opozitës shqiptare, duhet të vrasi atin e tij politik Sali Berisha. Por në vend që ta bëjë këtë vetë, siç Edi Rama e bëri me Fatos Nanon brenda PS dhe të së majtës shqiptare, ai i përbetohet “liderit historik” për besnikëri të përjetëshme. E meqë nuk ka guximin për ta bërë këtë gjë vetë, i krijon iluzionin kundërshtarëve të tij brenda llojit, se po kënaqet që po e “vret” paraardhësin me dorën e SHBA!

Lulzim Basha e di se për tu bërë kryeministër, duhet të futet në zgjedhje dhe ti fitojë ato, në mënyrë që të zbatojë projektin e tij politik. Por aq i sigurtë është se nuk do ia dali dot kurrë, sa nuk ka fare as program, as platformë, as alternativë të shkruar dhe as qeveri hije. Ndaj bojkoton reformën e ndarjes administrativo- territoriale të vendit, djeg mandatet e deputetëve të opozitës, del nga Parlamenti ku duhej tua tregonte çdo javë shqiptarëve se kush ishte Kryeministri i tyre i ardhshëm dhe i bojkoton fare zgjedhjet.

E pasi e provoi që as kjo rrugë “in extremis” nuk e çonte dot tek fitorja në tavolinë, tek fitorja qyl, tek fitorja që ëndërron përjetësisht çdo humbës i lindur, u detyrua të futej këtë radhë në zgjedhje. E kur rezultati i 25 prillit dihet tashmë, po bën atë të vetmen gjë që di të bëjë çdo humbës, të mos e pranojë rezultatin e lojës. E të gjejë për këtë njëmijë e një arsyet e mosarsyes së arsyeve, vetëm e vetëm që të mos e pranojë me gojën e tij humbjen.

Liderë të tillë që vijnë kësisoj nga humbja, janë të destinuar të shkojnë drejt humbjeve të reja. Sepse ata nuk kanë për të qenë kurrë në gjendje, të paguajnë çmimin e lartë që duhet të paguaj një udhëheqës, që e çon popullin opozitar drejt fitores. E ai është çmimi i punës. Një shprehje e njohur thotë se “herët ose vonë, fati gjithkujt i troket në derë, por jo të gjithë ia hapin se ai vjen i veshur me rroba pune”!

Ndaj si të gjithë dembelët e kësaj bote, Lulzim Basha është gati që të bëjë të gjitha hilet e mundshme, vetëm e vetëm që të mos i veshi kurrë ato “kominoshe” pune. E pasi i mbaroi hiletë me mazhorancën, tani që i duhet të mbijetojë sërisht në krye të partisë dhe ka nisur hiletë me kundërshtarët brenda llojit. Kryehileja është me zgjedhjet. Aq e madhe është gënjeshtra, sa nga njëra anë u thotë se nuk do e njohi rezultatin, por më pas shton se mandatet do i marin dhe do futen në Parlament e ai është legjitim.

Por kur thua shumë gënjeshtra, nuk i mban dot mend të gjitha, ndaj harron se çke thënë më parë dhe nis e kundërshton veten siç bëri këtë radhë në Dibër. Rruga që propozoj,- tha ai,- nuk është ajo e kompromisit me të keqen, por ajo e betejës deri në fund, për të çuar në greminë ata që i çuam buzë greminës më 25 prill. Pra edhe Lulzim Basha vetë e pranon që nuk fitoi, por si çdo humbës jo dinjitar por gënjeshtar, e thotë atë në mënyrë jo koshiente.

E më pas vijon të thotë një gënjeshtër të cilën as vetë nuk e beson, duke bërë atë që bën çdo lider budalla, që mendon se ata që janë përballë tij janë budallenj: “Edi Rama nuk do që ne ta vazhdojmë betejën bashkë dhe nuk do që unë të jem në krye të kësaj beteje”,- u tha, e kujt pa, dibranëve! Pra Edi Rama që e ka mbundur 4 herë rresht në zgjedhje, nuk do që ta ketë Lulzim Bashën përballë edhe në 2025, e kanë filluar ti dridhen gjunjët që tani?!

E si për ta çuar deri në fund estradën e tij prej humbësi të pandreqshëm, Lulzim Basha thotë se me të PD është “parti e hapur, e debatit, e mendimit të lirë dhe e garës”! A thua se Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Arben Imami e shumë e shumë të tjerër që deklarojnë krejt të kundërtën për procesin e 13 qershorit brenda PD, janë socialistë!

Next Post
Koncert në ‘Air Albania’/ Ermal Meta rikthehet në Shqipëri: Lidhja mes dy vendeve, me të vërtet e bukur!

Koncert në ‘Air Albania’/ Ermal Meta rikthehet në Shqipëri: Lidhja mes dy vendeve, me të vërtet e bukur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com