• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një histori përndjekjeje seksuale, ku Sali Berisha e bëri veshin shurdh

by Altin Ketro
17/06/2023 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Ishte viti 2011 kur një punonjëse e bashkisë Kamëz, denoncoi në media kryetari e saj të bashkisë sepse e përndiqte seksualisht që nga viti 2010 për ta mbajtur në punë. Zonja në fjalë, kishte si provë edhe SMS që kryetari i bashkisë i dërgonte në celular duke e quajtur me nofkën “Shamikuqja”.

Meqë ajo nuk pranoi t’i jepej kryetarit, u hoq prej tij nga puna, u rrah nga punonjësit e policisë së bashkisë e u kërcënua në vijimësi. Ajo zonjë, ndonëse e vetme në këtë betejë me pushtetin vendor e atë qendror, e çoi çështjen e saj edhe tek Komisioneri Shtetëror për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili e arkivoi çështjen e saj në vitin 2012. Ajo i shkroi edhe ish-kryetares së Kuvendit, ashtu dhe ish-sekretarit organizativ të PD-së, Noka, por nuk gjeti përkrahje prej tyre.

Kryetarit të bashkisë Kamëz nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. Jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, jo vetëm që nuk u shkarkua nga kryeministri Sali Berisha, por ishe pikërisht Berisha që e rikandidoi në zgjedhjet vendore të majit 2011 si dhe në ato pasuese të vitit 2015 ku ai fitoi dhe sot e kemi edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë qeverisjes socialiste ka pasur 2 raste ku kryebashkiakët socialistë janë kapur me afera seksuale. Në të dyja rastet kryeministri Rama ka vepruar me shpejtësi dhe pa asnjë ekuivok i ka shkarkuar ata nga detyra.

I solla në vëmendje këto 2 raste ballafaquese, për të kuptuar standardin midis dy qeverisjeve, ku njërës palë nuk i bën përshtypje përndjekja seksuale që bën përfaqësuesi i PD-së ndaj një punonjëse bashkie, kurse palës tjetër, edhe kur femrat nuk janë punonjëse bashkie, merren masa ekstreme ndaj kryebashkiakut që ka shpërdoruar besimin e dhënë.

Kështu që këtyre përfaqësuesve të Rithemelimit me Berishën në krye, kur bëjnë moral dhe akuzojnë kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, bëjnë mirë të shohin fillimisht veten në pasqyrë për të parë nëse janë aq të ndershëm me vepra sa janë me fjalë.

Dhe, kur ju të Rithemelimit kërkoni zgjedhje sa më të shpejta në Kukës, dua t’ju bëj një pyetje: Pse nuk e vendoset ju të parët standardin me zgjedhje të menjëhershme në Kamëz?!

Next Post
Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, dyshohet të jenë asfiksuar nga gazi

Tragjike/ Aksident i rëndë në Elbasan, ndërron jetë një fëmijë! Plagosen edhe disa persona të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In