• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një histori e trishtë emigrimi!

by Dritan Hila
28/06/2023 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kjo është një foto e bërë para tre vjetësh te karburanti Kastratit në Kavajë. Ndaloja aty pasi Azemi, kuzhinieri, një vendali, bënte paninet që më kujtonin Italinë. Në një nga ndalesat më tha që kishte mbaruar shkollën e lartë për veteriner bashkë me Bamir Topin. Pastaj kishte ikur në Itali ku kishte mësuar zanatin e gatimit. “Pse u ktheve?”- e pyeta.

“Kisha prindërit vetëm,”-më tha, “dhe duhej të isha pranë tyre.” U kthye bashkë me gruan dhe fëmijët. Shkonte dhe vinte çdo ditë me këmbë bashkë me gruan te vendi i punës. Kuriozitetit tim se si ia bënte që të nxirrte gatime kaq të mira, më tha që e zgjidhte vetë lëndën e parë, bukën, proshutën, gjithçka nëpër dyqanet e Kavajës dhe Durrësit.

Azemi tani ka ikur. I kërkoi administratorit t’i rriste pagën me 100 mijë lekë të vjetra, d.m.th nga 400 ta bënte 500 pasi jeta ishte shtrenjtuar, fëmijët do të shkonin në shkollë në Tiranë dhe atij nuk i dilte. Përgjigjja ishte “Rri ose ik, këto janë kushtet!”

-”A më ndihmon dot me një vend tjetër?”-më pyeti. Ishte një moment kur jam ndjerë ligsht pasi pashë njeriun e punës të lutej sikur po më kërkonte nder, ndërkohë që ne të gjithë jetojmë në shpatullat e tyre: politikanë, administratë, media.

-”Do përpiqem!”, i thashë. E mora pas ca kohësh për t’i thënë që ende nuk kam bërë gjë pasi nuk kam shumë njohje në Kavajë aq më pak në këtë fushë. Më tha që mos mërzitesha. Pasi Azemi kishte hall mos më kishte bezdisur. Nuk kaloi shumë kohë dhe u ndala rishtas te karburanti. Pyeta për Azemin dhe më thanë që kishte ikur në Itali familjarisht. Më pikoi në zemër.

M’u dhimbs se humbëm një shqiptar të mirë, punëtor e familjar, që nuk i trembej e as zoritej punës. Ia bëmë peshqesh Italisë pasi pronarët shqiptarë janë nga raca e barkthatëve në tru që banojnë në rezervatet e vilave kodrave të Tiranës ku me siguri diskutojnë sesi t’i mbajnë skllevërit me 200€ rrogë, në mënyrë që ata të paguajnë një natë hoteli në Piazza del Popolo në Romë me 1.500€ nata.

Dëshiroj më të mirën për Azemin dhe familjen e tij, pasi e meriton. Dhe uroj që një ditë të kthehet dhe hapë biznesin e tij, ku e siguroj që do më ketë klient të rregullt dhe do t’i bëj gjithmonë publicitet.

Next Post
Hakmarrja/ 26 vjeçarja greke paguan shqiptarin për të rrahur ish-partnerin, e kërcënojnë dhe tentojnë të rrëmbejnë 30-vjeçarin

Hakmarrja/ 26 vjeçarja greke paguan shqiptarin për të rrahur ish-partnerin, e kërcënojnë dhe tentojnë të rrëmbejnë 30-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In