• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një histori e trishtë… e moshuara del nga shtëpia 20 vite pas vdekjes së djemve

by Java News
19/02/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyshja e Klevisës ka 20 vjet pa dalë nga shtëpia. Mbesa erdhi rubrikën “ Ka një mesazh për ty” për t’i bërë një kërkesë gjyshes së dashur Merushes, që të vij në programin e “E Diela Shqiptare”.

Gjyshja e saj është rritur jetime, por edhe bashkëshorti i saj po ashtu. Në moshën 23 vjeçare Merushja humb njërin nga djemtë e saj.

“Pas kësaj ngjarje ajo u mbyll në shtëpi, u vesh me të zeza dhe nuk diti të buzëqeshë më. Vitet kaluan dhe u martua xhaxhai i dytë. Një muaj më pas u martua edhe babi im. Por jeta nuk donte që gjyshja ime të buzëqeshte, ku xhaxhai im ndërron jetë. Ai la një vajzë 3 – muajshe dhe kjo ndarje nga jeta për nënë Merushen ishte e trefishtë, pasi nusja bashkë me vajzën u larguan nga ajo shtëpi. Për 20 vjet ajo nuk ka dalë nga shtëpia dhe e vetmja lumturi që ajo ka pasur në jetë ka qenë lindja ime. Ajo më thotë gjithmonë se ti Klevisa më ke mbajtur mendjen deri tani. Unë jam shumë fanse e juaja në faqet zyrare që keni në rrjetet sociale dhe i tregoja gjithmonë për komentet që bëja dhe ju më kthenit përgjigje. Ajo më thoshte gjithmonë se nuk dua të vdes pa të parë ty njëherë në televizor. Gjyshja më ka dhënë shumë forcë për zgjedhjet e mia dhe shpresoj të ketë ardhur sot. Ajo do të më bëj të lumtur nëse ka ardhur, pasi kjo do të jetë një ditë shumë e veçantë. Ajo duhet të jetojë për ne se edhe ne nuk jemi mirë kur e shikojmë atë ashtu.”

Pas shumë përpjekjesh nga ana e produksionit të “E Diela Shqiptare” nënë Merushja del nga “ngujimi” 20 vjeçar dhe nga qyteti i Lushnjes ka udhëtuar drejt Tiranës, për të parë se kush i ka bërë mesazh. Ajo e ndjek çdo javë emisionin “E Diela Shqiptare”. Ardit Gjebrea e pyet rreth jetës së saj, një jetë e cila ka qenë e vështirë për nënë Merushen.

“Unë jetën time e kam kaluar shumë të hidhur.Nënës po i ikën fëmijët para, rron kot. Mua më kanë ikur dy djem dhe kam qenë e hidhur në vetvete. Edhe bashkëshorti më iku pas djemve. Sot kam vetëm një djalë bashkë me nusen.

Më trego pak për jetën tënde tani, ku shkon?

Ku të shkoj, s’më bën zemra të dal.”

Ardit Gjebrea e falenderon nënë Merushen që ka ardhur në shtëpinë e “E Diela Shqiptare” pasi është e vetmja dalje pas humbjes së djemve të saj. Ajo i është shmangur çdo feste që ka pasur në jetë.

“Cili është motivi që erdhe sot këtu? Kush mendon se mund të jetë?

Përveç mbesës nuk mendoj se është njeri tjetër.”

 “Të keqen nëna, e dija që ti do ma bëje këtë surprizë. Shpirti i nënës ti!

Nëna unë të falenderoj shumë që ke ardhur për mua. Kjo që ke bërë sot është një hap shumë i madh për ty, por gjithashtu edhe për ne. Unë erdha këtu, që të bëj realitet ëndrrën tënde që të më shikoje njëherë në televizor. Gjithashtu dua që të bëhesh pjesë e gëzimeve tona familjare, të jesh pjesë e fotografisë së familjes sonë dhe jo të jetë montazh ajo foto. E di që jeta nuk është treguar e bukur, por ti ke një shpirt të fortë që më bën edhe mua të eci përpara.”

Ardit Gjebrea i propozon nënë Merushes që të qëndrojë edhe gjatë Telebingos Shqiptare, për ta ndjekur atë drejtpërdrejtë në studio. Ajo pranon dhe ka parë nga afër të gjitha performancat e balerinëve të Telebingos Shqiptare dhe atmosferës së bukur të krijuar aty.

Next Post
Gjermani, Panariti: Mbështetje financiare dhe pajisje për fermerët shqiptarë

Gjermani, Panariti: Mbështetje financiare dhe pajisje për fermerët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In