• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një histori e lashtë”, bënë bashkë tre artistë shqiptarë të talentuar në New York

by A R
28/08/2020 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjëra të mrekullueshme ndodhin edhe në kohë të pazakonta, por për t’i përmbyllur ato nevojitet vullnet i hekurt dhe punë e palodhur, që të mposhtësh çdo pengesë. E tillë ka qenë sipërmarrja e tre artistëve të rinj e të talentuar shqiptarë, që po zhvillojnë karrierën e tyre në Amerikë: Margin, Joana dhe Akreoma, kanë arritur të performojnë një koncert të mrekullueshëm në New York, Manhattan, në një situatë aspak premtuese për artin si pasojë e Covid-19.

“Një histori e lashtë!” titullohet koncerti, i cili bëri bashkë tre artistët shqiptarë, të cilët veç kulturës së vendit të tyre, ushqejnë edhe dashurinë për artin. Koncerti ishte një debutim i treshes të përbërë nga dy instrumentistë, piano dhe violinë dhe një balerinë bashkëkohore.

E gjithë pjesa ishte një kompozim ekskluziv nga Margin Alexander, i cili është edhe pianisti i treshes. Muzika e performuar me mjeshtri ishte e stilit neo-klasik/romantik, me nuanca të rënda kinematike. Gjatë shfaqjes, instrumentistët ndaluan të bashkëveprojnë me audiencën duke rrëfyer shkurtimisht historinë e secilës pjesë, duke bërë në këtë mënyrë, që audienca ta shoqëroj muzikën me imazhe të gjalla. Publiku ishte shumë mirënjohës që mbas gjithë këtyre muajve të trishtueshëm, morën një ndjesi të bukur duke shijuar koncertin e tre artistëve shqiptarë.

Margin, Joana dhe Akreoma u takuan në New York rastësisht. Ata ndjenin një tërheqje të ndërsjelltë me muzikalitetin e njëri-tjetrit dhe nuk nguruan të shprehnin dëshirën për një bashkëpunim. Pas disa takimesh, ata vendosën të angazhohen për të bërë turne së bashku duke kryer një repertor të plotë bashkëkohor të përbërë ekskluzivisht nga Margin Alexander. Kështu lindi ideja e një koncerti me muzikën e kompozuar nga Margin, me violinën e Joanës, edhe me kërcimin e Akreomes, që mori një dinamik tjetër në New York.

RRETH MARGIN ALEXANDER

Margin Alexander është një pianist bashkëkohor dhe kompozitor, i cili performon kryesisht në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, në evente dhe vende të ndryshme si SHBA – Carnegie Hall, Itali – IBLA Grand Prize Festival, Francë – MAMAC e Nice, Valdeblore, The Zodiac Festival, Shqipëri, Maqedoni, Ukrainë, etj. Ai vazhdon të interpretojë dhe kompozojë për film, evente bashkëkohore dhe performanca të ndryshme.

RRETH JOANA KAIMI

Joana Kaimi është një virtuoze me violinë, e cila kohët e fundit u transferua në Shtetet e Bashkuara nga vendlindja e saj Shqipëria, pasi pati një karrierë të gjerë me Orkestrën Kombëtare të Radio Televizionit. Ajo vlerësohet për ndjeshmërinë e saj të lartë artistike dhe teknikën e saj mjeshtërore, të cilat kanë siguruar shfaqjet e saj të shumta dhe e kanë bërë atë fituesen e disa çmimeve të para, në disa nga eventet dhe festivalet prestigjioze si: Shqipëri – shfaqje të shumta të performancës solo dhe orkestrale me Orkestra Kombëtare e Radio Televizionit Kombëtar të Shqipërisë, Itali – me Orkestrën Simfonike të Arteve nën drejtimin e Leonardo Quadrini, Austri – “Trilli del Diavolo” nën batutën e Claudio Buchler, Poloni – me Filharmonia Kameralna im, Witolda Lutoslawskiego w Łomży, Finlandë – soliste në konkursin e këngëve në Eurovision që përfaqëson ekipin shqiptar, SHBA, Gjermani, etj.

RRETH AKREOMA SALIU

Akreoma Saliu është diplomuar në Universitetin Kombëtar të Arteve në Koreografi dhe Valle Bashkëkohore. Ajo është e njohur për krijimtarinë e saj dhe bashkëpunimet e gjera solo dhe ndërdisiplinore me artistë dhe ambiente të shquara. Akreoma është një artiste që nuk gjen asnjë vështirësi të bashkëpunoj në skenë me ndonjë zhanër tjetër arti apo artistë, pavarësisht stilit, teknikës apo përputhshmërisë. Ajo është koreografja dhe performuesja e vallëzimeve të saj, e cila i përshtatet mjeshtërisht përmbajtjes së artit që paraqet bashkëpunimi. Disa nga shfaqjet më të njohura të Akreomës janë zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Zvicër, Maqedoni, SHBA, etj.

Next Post
Shkenca: Në Afrikë mund të formohet një oqean i ri

Shkenca: Në Afrikë mund të formohet një oqean i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In