• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një herë për Vit të Ri, e sot për Krishtlindje: Tritol për herë të 4 shtëpisë në Lushnje

by A R
24/12/2023 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e kësaj të diele Lushnjen. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Anila Sefa, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen 18 Tetori.

Lënda shpërthyese, sipas gazetares, është vendosur në shtëpinë e Arben Turkut, i cili jeton në Angli. Kjo shtëpi ka rënë pre e sulmeve të tilla edhe 3 herë të tjera në të shkuarën. Nga ngjarja raportohet për dëme të shumta materiale. Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga autori nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert, ndërsa në oborr është hapur një gropë e madhe.

 

“Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnje, pranë banesës së shtetases R. T., (e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia e Lushnjes në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Hera e parë që shtëpia e Turkut ra pre e tritolit ishte më 1 Nëntor të vitit 2022. E dyta ndodhi natën e ndërrimit të viteve, më 31 Dhjetor të 2023-t. Në shtëpinë në fjalë, në të dyja rastet në fjalë jetonte kunati i Turkut me familjen, Altin Lamçe.

Por ky i fundit mësohet se nuk jeton më në këtë shtëpi që pas sulmit të 31 Dhjetorit dhe shtëpia aktualisht është e pabanuar.

Sulmi tjetër ndodhi më 26 Korrik, po të këtij viti. Në këtë kohë, në shtëpi ndodhej pronari i saj Arben Turku.

Fatmirësisht në asnjë prej këtyre rasteve nuk pati të lënduar. Sa i përket autorëve, për 3 shpërthimet e mëparshme përgjegjësinë e ka marrë përsipër i penduari i drejtësisë Marjus Tafani, i arrestuar në Tiranë gjatë muajit Shtator.

/a.r

Next Post
Afera seksuale në bashkinë e Kukësit, pretendimi i Alma Kaçit: USB-në me pamjet ma mori me forcë…

Alma Kaçi ndryshon qëndrim: Unë dhe Gjici jemi të pafajshëm, ishte vetëm një bisedë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In