Nëse ndonjëherë keni dyshuar se të zgjuarit mund të jetë edhe budallenj, mos harroni momentin kur një njeri i mençur në Amerikë u përpoq të elektrizonte një gjeldeti. Benjamin Franklin ishte përpjekur të kapte “zjarr elektrik” në kavanoza qelqi si një bateri primitive. Pasi ia arriti, ai mendonte se do të jetë impresive ta përdorte shkarkimin elektrik për të vrarë dhe pjekur gjelin për darkë. Ai habiste mysafirët me ‘aftësinë e tij magjike’.
Gjatë një prej këtyre demonstratave Franklin bëri një gabim elementar. Ai preku një nga kavanozat, ndërsa mbante në dorë një zinxhir metalik në anën tjetër. “Kompania e pranishme tha se shkëndija ishte shumë e fortë dhe zhurma që u shkaktua ishte si një e shtënë pistolete” shkroi ai. “Unë pastaj ndjeva atë që unë nuk di mirë ta përshkruar; një goditje e fortë në të gjithë trupin tim nga koka deri te këmbët”.
Pra, të jesh inteligjent nuk do të thotë se je më racional ose më i ndjeshëm – një fakt që ne e kemi zbuluar më parë në BBC Future. Edhe pse është e lehtë të qeshësh me sjelljen e çuditshme të Franklin, shembujt e tjerë janë të llahtarshme. Kirurgu amerikan, Atul Gaeande, ka shkruar në lidhje me një tragjedi të madhe në mjekësinë moderne. Pavarësisht aftësive të tyre, kirurgët mund të shkaktojë humbjen e jetës së një personi përmes një pakujdesie – si duke harruar të lajnë duart e tyre apo të veshin rroba të pastra. Në biznes, të menduarit jo me largpamësi, mund të çojë në rrëzimin e një kompanie.
Një mënyrë e re e menduari
Problemi, thotë Robert Sternberg në Universitetin Cornell, është se sistemi ynë i arsimit nuk është projektuar për të na mësuar të mendojmë në një mënyrë që është e dobishme për pjesën tjetër të jetës. “Tekstet që përdorim janë parashikues shumë modestë të çdo gjë përveç notave shkollore,” thotë ai. “Ju e shihni njerëz që marrin nota shumë të mira, dhe pastaj ata lënë për të dëshiruar në udhëheqje.. Ata konkurrojnë për të qenë presidentë ose zëvendës-presidentë të korporatave dhe shoqërive dhe kuptojnë se janë të paaftë.” Çfarë mund të bëhet? Sternberg dhe të tjerët tani po bëjnë fushatë për një lloj të ri arsimimi që mëson njerëzit se si të mendojnë në mënyrë më efektive, së bashku me detyrat më tradicionale akademike. Njohuritë e tyre mund të na ndihmojnë të gjithë neve që të jemi më të zgjuar:
1. Të njohim pikat tona të dobëta
A mendoni fshehurazi se “ju jeni më të zgjuar se të tjerët”? A nuk është kjo një sindromë që e kemi të gjithë? Kjo është diçka që psikologët e quajnë “superioritet iluzor”, dhe në rastet më të shumta vlen për personat më pak të aftë. Për të mbrojtur veten, ju mund të thoni se ju e dini se ju jeni i zgjuar për shkak të disa eksperiencave të kaluara në jetë. Atëherë psikologët do të thonë se ju vuani nga “paragjykimi i konfirmimit” – një tendencë për të mohuar gabimet në procesin tuaj të të menduarit. Puna është se ne të gjithë vuajmë gjithmonë kur na duhet të marrim një vendim qoftë edhe për të blerë diçka.
2. Të tregoheni të gatshëm të pranoni gabimet
“Një njeri nuk duhet të ketë turp të pranojë gabimin, por tregon se ai është më e ditur sot se ai ishte dje,” shkroi poeti i shekullit 18 Alexander Pope. Sipas psikologëve sot, ky lloj i të menduarit është një tipar thelbësor i njerëzve “mendje hapur”. Ndër të tjera, ajo tregon se sa veproni me pasiguritë, dhe sa shpejt dhe me dëshirë ndryshoni mendjen në bazë të provave të reja. Ky është një tipar që disa njerëz e kanë të vështirë për ta kultivuar. Për shembull, Philip Tetlock në Universitetin e Pensilvanisë është duke pyetur aktualisht njerëz të zakonshëm për të parashikuar rrjedhën e ngjarjeve politike në një periudhë kohe katër-vjeçare. Ai arriti në përfundimin se parashikuesit më të mirë ishin ata mendje së hapur, që ishin të gatshëm ta pranonin injorancën e tyre për gjëra që nuk i dinin. Aftësia për të vënë në pikëpyetje kufijtë e njohurive tuaja është tipar i njerëzve të zgjuar.
3. Vini veten në vend të tjetrit
Nëse vetë-zhvlerësimi nuk është pika juaj më e fortë, atëherë kjo nuk duhet të shërbejë si një strategji për të rritur paragjykimeve ndaj të tjerëve. Mos iu kundërvini direkt të tjerëve, por argumentoni me veten kundër bindjeve tuaja. Përdorni një taktikë sikur keni vënë veten në vendin e dikujt tjetër dhe duke imagjinuar pikëpamjet e tyre. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për të trajtuar problemet personale. Ashtu si mbreti Solomon në Bibël thotë: Ne jemi shpesh shumë më të mençur për të këshilluar të tjerët se sa për t’u marrë me problemet tona.
4. Imagjinoni “Po sikur….”
Një nga shqetësimet më të mëdha të Sternberg-së për sistemin e arsimit është se ne nuk jemi mësuar të përdorim zgjuarsitë tona për të qenë praktikë dhe krijues. Edhe në qoftë se ne nuk jemi të shkolluar sipas mënyrës së të mësuarit përmendësh, shumë mësues ende nuk na trajnojnë për atë lloj fleksibiliteti të nevojshëm në shumicën e kohës në jetën reale. Një mënyrë për të zhvilluar këto aftësi mund të jetë ri-imagjinimi i ngjarjeve kryesore. Nxënësit e historisë mund të shkruajnë një ese duke imagjinuar “Si do të ishte bota në qoftë se Gjermania do kishte fituar Luftën e Dytë Botërore?” Apo “Çfarë do të kishte ndodhur nëse Britania do të kishte hequr përgjithmonë monarkinë në shekullin 17?”. Nëse historia nuk është pasion juaji, mund të shkruani duke imagjinuar ngjarje të jetës së përditshme. Kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por ajo ju detyron të merrni në konsideratë mundësitë e ndryshme dhe të ngrini hipoteza. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin tuaj të mendimit.
5. Mos e nënvlerësoni një listë shënimesh
Ashtu siç na demonstroi incidenti i Benjamin Franklin, mospërqëndrimi dhe mungesa e pikëpamjeve mund të na mësojnë se nuk jemi dhe aq të zgjuar sa mendojmë. Në spitalin Johns Hopkins, për shembull, një listë prej pesë pikave kyçe që shërbenin për të kujtuar mjekët për rregullat e higjienës themelore uli normat e infeksionit në një periudhë kohe 10-ditore nga 11% në 0%. Një listë e plotë e ngjashme për pilotët, duke i kujtuar atyre për procedurat themelore për ngritjen dhe uljen e avionëve, përgjysmoi vdekjet e pilotëve amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një copë e thjeshtë e letre përfundoi duke kursyer shumë jetë njerëzish. Çfarëdo profesioni të keni, është me vlerë të keni një listë me gjërat që duhet të bëni.
Vijini në jetë këto hapa, dhe ndoshta do të zbuloni brenda vetes një talent që nuk e keni njohur me parë. Nëse po kërkoni frymëzim, konsideroni Sternberg-un. Kur ishte fëmijë në shkollë fillore, ai dështoi në testet IQ (teste inteligjence). “Të gjithë mësuesit e mi mendonin se isha budalla, madje dhe unë e mendoja një gjë të tillë”. Ai mund të ishte përjashtuar nga shkolla, nëse më vonë nuk do të gjente një mentor i cili e inkurajoi atë për të trajnuar mendjen më gjerësisht. Falë kësaj mbështetje, ai është tani profesor në Cornell.
“Inteligjenca nuk është një rezultat në një test IQ – është aftësia për të kuptuar se çfarë doni në jetën dhe gjetjen e mënyrave për të arritur ato gjëra”, thotë ai.








