• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një grup republikanësh po punojnë për largimin e Presidentit Trump

by Java News
04/08/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa republikanë të njohur kanë formuar komitete të veprimit politik, qëllimi i të cilave është të mposhtin Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Por cfarë qëndron në themelet e kësaj revolte të rrallë kundër udhëheqësit të një partie?

Kjo mund të duket se është një reklamë e prodhuar nga demokratët për të sulmuar Presidentin Republikan Donald Trump.

Por Projekti Lincoln është një komitet veprimi politik i themeluar nga një grup republikanësh të njohur, të cilët po punojnë për të mposhtur një anëtar të partisë së tyre, Presidentin Trump.

Në mesin e tyre është edhe avokati George Conway, bashkshorti i zonjës Kellyanne Conway, një nga këshilltaret më të afërta të Presidentit.

“Unë nuk e njoh atë. Ai është i paqëndrueshëm, nuk ka dyshim për këtë. Por vërtet nuk e njoh atë. Unë mendoj se ai po dëmton jashtëzakonisht bashkshorten e tij të mrekullueshme. Kellyanne është një grua e mrekullueshme, dhe unë e quaj bashkshortin saj zoti Kellyanne“, tha Presidenti Trump.

Videot e Projektit Lincoln kanë në shënjestër politikat, prononcimet dhe temperamentin e Presidentit Trump. Jimmy Tosh, Drejtor ekzekutiv i kompanisë Tosh Farms.

“Ata po e beszdisin Presidentin Donald Trump, që unë mendoj se është një gjë e mirë“.

Jimmy Tosh është drejtor ekzekutiv i një prej prodhuesve më të mëdhenj të mishit të derrit në Amerikë. Ky republikan po jep para për Projektin Lincoln për të mposhtur Presidentin Trump.

“Unë ndoshta jam dakord me rreth 80 për qind të gjërave që ai bën, por nga pikëpamja e moralit nuk mund të durojë një gënjeshtar, ose një individ hakmarrës“, tha ai.

“Projekti i Lincoln është plotësisht i parëndësishëm.”

Chris Wilson është Drejtor Ekzekutiv i WPA Intelligence, një firmë republikane për sondazhet dhe analizimin e të dhënave.

Ai është i shqetësuar se Projekti Lincoln po kritikon jo vetëm presidentin, por edhe republikanët e Senatit, të cilët rrezikojnë të humbin shumicën.

“Nëse ndërgjegja e tyre u thotë se duhet të kundërshtojnë (Presidentin) Donald Trump, në rregull. Mund ta respektoj këtë. Por fakti, mënyra në të cilën ata tani po përqendrohen në vendet e Senatit për mua është një tregues se kjo lëvizje nuk është e një natyre ideologjike. Më shumë ka të bëjë me egon dhe paratë”, tha Chris Wilson nga firma WPA Intelligence.

Projekti Lincoln mblodhi afro 20 milionë dollarë deri në fund të qershorit. Fermeri i derrave nga Tenesi, Jimmy Tosh dëshiron të mposhtë Presidentin Trump dhe aleatët e tij në partinë republikane.

“Unë jam pak i zhgënjyer në partinë republikane për numrin e njerëzve që mbështesin Trumpizmin. Unë nuk do të mbështes asnjë kandidat republikan në nivelin kombëtar këtë vit.”

“Sa i përket politikave, unë jam shumë më i qetë me një shumicë republikane në Senat.”

Rob Stutzman është konsulent politik republikan nga Kalifornia. Ai në shkrimet e tij ka thënë se Trump duhet të mposhtet. Sipas tij, komitetet si Votuesit Republikanë kundër Presidentit Trump janë të përqëndruar në këtë qëllim.

“Ata pak a shumë po krijojnë këtë mundësi për republikanët që të ndjehen mirë për vendimin për të mos votuar kandidatin republikan për president, duke u treguar votuesve normalë republikanë se ata nuk do të votojnë përsëri për zotin Donald Trump edhe pse mund ta kenë bërë këtë në vitin 2016.”

Qindra njerëz që punuan për presidentin e 43-të të Shteteve të Bashkuara, republikanin George W. Bush, kanë formuar një organizatë të veprimit politik për të mbështetur kandidatin e pritshëm të partisë demokrate, Joe Biden.

Ish nënpresidenti do të marrë një mbështetje tjetër nga republikanët kur ish guvernatori i Ohajos dhe kandidati presidencial republikan John Kasich do të mbaj fjalim në mbështetje të tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate në gusht.

Next Post
Superiorja/ Tirana në ajër, 10 lojtarë pa kontratë për të ardhmen

Superiorja/ Tirana në ajër, 10 lojtarë pa kontratë për të ardhmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In