• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një grua në Berlin, por që mund të jetë kudo

by A R
25/06/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ndjesia e parë e këtij libri është që ta heqësh menjëherë nga dora. Por, befas kujtohesh se e ke shfletuar dhe e ke mbajtur gjatë dhe madje dhe me shumë kërshëri, për të mos thënë që e ke lexuar njëherësh. Këtu fillon e mendon dhe gjykon se çfarë libri të mrekullueshëm ke pasur në dorë.

Autorja, që nuk është marrë vesh kurrë publikisht, përpos atyre pak njerëzve që kanë mundësuar këtë botim në Gjermani, është një persone e cila ka jetuar tmerrin e javëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Berlin.

Libri është një dëshmi parciale e mbijetesës së familjeve të ndara gjermane, individëve dhe familjeve, poshtërimit si edhe kryesisht përdhunimeve masive që pësuan femrat berlineze nga Ivanët, personifikimi i ushtarëve rusë. Të cilët bënë gati një masakër morale me vajzat gjermane pa njohur mosha, gjendje dhe kohë. Kurrë nuk mund të mësosh më shumë sesa një dëshmitar i tillë, i gjallë, si autorja  jonë anonime. Dhe, fati i madh i këtij libri është se shkruesja është një publiciste, sipas fjalëve të njeriut që e ka njohur, e arsimuar shumë për kohën, shumë e gjezdisur dhe mbi të gjitha tejet e vërtetë në këtë rrëfim të dhimbshëm.

Libri krahas anës së errët, tmerrit të fund-luftës, zhgënjimit të pafund, një lloj feminizmi të kursyer, ka edhe tejet humor. Një njeri që e ka mbajtur në dorë sinqerisht e kupton se arsyeja e vërtetë që e ke lexuar librin pa u ndalur ka qenë pikërisht edhe kjo. Madje, edhe përdhunimin pas pak ditësh dhe situatat që krijohen e shoqëron me situata të hidhura humori.

Libri ka ligjërata të shumta për jetën dhe perceptimin e brezit të atëhershëm për Gjermaninë, por dhe një lloj përplasje civilizimesh brenda krishtërimit ortodoks dhe atij protestant si edhe atij katolik. Hebrenjtë janë më pak të dukshëm edhe pse duket e vështirë gjendja e tyre pasi lufta gati i ka shteruar.

“Nganjëherë habitem edhe vetë me këmbënguljen me të cilën dua të fiksoj këtë kohë pa limite. Kjo është përpjekja ime e dytë e një monologu të shkruar. Për të parin kam qenë ende një shkollare”…, thotë ajo diku.

Rrallë herë mund të shikosh një njeri që bën një humor dhe që dëshmon par excellence si ajo. Ajo të bën të ndërgjegjshëm se në këtë fat që u ka rënë askush nuk ka të drejtë t’i paragjykojë apo t’u tregojë moralitetin. Diku thotë, duke shfajësuar edhe kohën: Më duket se edhe tanët kanë vepruar njësoj. Të gjithë teknikën e shkrimit e përsos në ditët më të vështira të Gjermanisë dhe dëshmia i jep forcë, e çfarë force…

Një mësim i madh është për letrarët tanë që duan të shkruajnë për kohën e vështirë të komunizmit dhe atë para saj. Ja ku ka një model të përkryer e të mos kompleksohet. Një kronikane e tillë të bën mirë dhe të mëson,  paçka se njerëzit tanë të letrave s’kanë fare nevojë. Dhe, pse të kenë vallë? Këtu tek ne njihen të gjithë shkollat dhe të gjithë shkruajnë dhe barabiten me Borhesin, Fitzgeraldin etj..

Dhe, mrekullia e stilit nga autorja na përçohet me dy elementë që e ndjekin ngado: të llogarisësh ka shkruar në kushte tmerri dhe përndjekje të panumërt seksuale dhe fizike, si edhe mbijetesën prej urisë dhe dëshpërimin.

Të dyja këto ndjenja i bën pjesë të prozës së saj, që me vështirësi besojmë se ajo ka menduar ndonjëherë se do të kishin një auditor kaq të madh.

Helena Kadare duhet vlerësuar për regjistrin që ka përdorur, si edhe përpjekjen e

një gjuhe të kultivuar, ngërthyer  me një leksik të këndshëm, por mbi të gjitha për ndjekjen me kujdes dhe thjeshtimin e mendimit të autores.

Një libër që duhet marrë për ata që kanë realisht kujtime dhe duan t’i nxjerrin. Pra, keni një libër ku mbarsja e një subjekti është pak javore por që ka gati fuqi universale, për popujt ballë këtyre fateve tragjike.

Dhe e fundit, është një grua e përdhunuar  disa  herë, por një moment kupton se ajo dhe shoqet si ajo, apo sëra e saj, edhe mund të përdhunohet pafundësisht, por nëse të marrin për pak kohë dëlirësinë nuk mund të  marrin realisht trupin dhe mbi të gjithë ndjenjën. Dhe ëndrrën. Çudi, nuk ka fjalë, ëndërr, thotë, teksa ka marrë në dorë një fjalor dy gjuhësh ushtarak rusisht-gjermanisht. Ëndrra vdes e para, kur njerëzit i thërret urrejtja.

ede85d83-5335-443f-b32f-98d91a35a886Titulli: Një grua në Berlin

Autore: E panjohur

Gjinia: Memoare

Botues: Onufri

Përkthimi: Helena Kadare

Faqe: 357

Çmimi: 1200Lek

Next Post

Gjermania ndihmoi Serbinë me 1.6 miliard euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In