• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një gozhdë më shumë për kryqin e Ardit Gjebreas

by Lorenc Vangjeli
01/03/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një lloj ekzekutimi në të cilin, vetë viktima jep komandën “zjarr”! Dhe viktima bëhet shoshë ezmeri, e qëlluar jo nga një skuadron i vetëm, jo vetëm nga një grusht njerëzish me armë, por nga shumëkush që ka mundësi përdorimi interneti, një aparat të përshtatshëm telefoni dhe durim të mjaftueshëm sa për të qëlluar mbi viktimën. Sipas parimit, sa më e njohur viktima, aq më i egër, më i rëndë dhe i pamëshirshëm bëhet rrebeshi i gurëve, drurëve, baltës, argjilës, gëlqerës, helmit, ziftit, pezmit, revanshit, cinizmit e me raste edhe pak, por fare pak racionaliteti. Kështu i ndodhi Ardit Gjebreas, njeriut të mësuar që në fëmijëri të jetojë dhe të jetë personazh i skenave të ndriçuara fort me projektorë dhe që në një moment të caktuar, tentoi të hyjë në zonën e errësirës.

Ishte një aventurë e pafat, sprova e fundit me kamera e Ardit Gjerbresë. Pikërisht në zonën e territ, në bodrumin me hekura të shoqërisë, në burg, i ndodhi të bëjë dhe gabimin fatal. Ky gabim i të tashmës, përzjerrë me mëkatin fillestar – suksesin e shumëhershëm – krijoi atë lëndë eksplozive që shpërtheu në Tiranë mbi të. Pa e falur asnjë çast. Sepse në Tiranë mund të falen shumë milionë euro të fituara në mënyrë të gabuar, ndryshime të gabuara kushtetuese, ligje të gabuar për pronat, përdorimi kriminal i parave të përbashshkëta të shqiptarëve, vrasja e objektivit të gabuar; mund të falen kamatvonesat shumëmilionëshe, prona publike, të qenurit në kohën dhe vendin e gabuar; mund të mos quhet gjë e madhe lista e gabuar e deputetëve në vite, lista e ministrave, lista e mbetjeve të riciklueshme, përndryshe plehrave, e të tjera e të tjera. Gjithçka nga këto mund të falet edhe si veprim, edhe si autorësi. Madje edhe Presidenti ka të drejtë të falë me dekret dhe të firmosë amnisti. Të gjitha këto janë të mundshme, por është gati e pamundur të falet një intervistë e gabuar. Ose në rastin më të mirë, të mos keqkuptohet një intervistë jo e zakonshme. Duke bërë fillimisht ngatërresën klasike të mosndarjes së intervistuesit me të intervistuarin. Dhe sipas trillit të një filmi të hershëm amerikan; nuk është e thënë që të jesh vampir për të intervistuar një vampir tjetër.

Arditi është i suksesshëm në llojin e tij, në punën që bën, në artin që ka bërë dhe po bën, në mirësjelljen e tij të rrallë përballë arrogancës së vrazhdë ballkanase dhe në gjithçka që ai reflekton në drejtimin nga brenda – jashtë ekranit. Dhe kjo është një e vërtetë që nuk mundin t’ja mohojnë as kritikët e tij më të mëdhenj. Madje as xhelozët dhe ziliqarët që klima e ngrohtë e Tiranës i rrit dhe i kultivon si një serë e përkryer. Por të dielën ai vendosi të kuturisë në ca vise që nuk i njeh fort mirë. Intervista që ai i morri një vrasësi të dyfishtë brenda në qeli krijoi një tërmet të vërtetë mediatik. Për shumë arsye. Duke nisur me kryesoren; rikujtoi një plagë që nuk ka gjasa të mbyllet kurrë tek të afërmit e viktimave, familjarë e miq të tyre, por dhe qytetarë që nuk i kanë njohur kurrë, por që e kanë të pamundur të besojnë e pranojnë sesa lehtë dhe në mënyrë absurde merret jeta në Shqipëri. Rikthimi i asaj tragjedie të shumë viteve më parë kujtoi sërish sesa kriminale është lehtësia me të cilën harrohet krimi dhe sesi autori i tij duket sikur merr simpati nga turma. Sesi me lehtësi kriminale thuhet se në fund të fundit, i vdekuri mbetet me të vdekurit dhe i gjalli me të gjallët!

Arditi nuk hyri në qeli që të bëjë një intervistë si gazetar kronike që të tregojë një të vërtetë ndryshe nga dosja e hetimit gjyqësor të saj,. Ai nuk është as psikolog që të bënte një rrugë e dy punë në të njëjtën kohë: të hynte në qelinë e vrasësit dhe të depërtonte në mendjen e tij kriminale pë të gjetur se çfarë e kishte shtyrë atë në atë akt makabër. Arditi nuk është as prift dhe as hoxhë që të ngushëllojë e të falë. Aq më pak, në këto kohë të turbullta ku besimin e ka marrë lumi, nuk është as gjykatës i besueshëm që të ndajë të vërtetën nga e gënjeshtra. Nuk është piktor që të luajë me sfumaturat e asaj që sheh dhe të verë shpirt në atë që sheh, por është fotograf me një aparat të mirë në dorë që vetëm fotografon. Por Arditit, mbas intervistës, ju kërkua t’i bënte të gjitha këto sipërmarrje në të njëjtën kohë. Dhe mundësisht, të rikthente pas në kohë ngjarjen deri në momentin që mekanizmat shtetërorë, parandalues të krimit, të bënin të mundur që krimi barbar dhe absurd të mos ndodhte.

Kush ju hodh në kurriz e bëri edhe sepse Arditit i mban kurrizi. Në fillim e me të drejtë e bënë familjarët e viktimave, pjesa më e sinqertë në këtë histori. Ata janë ende të pangushëlluar dhe nuk kanë si të ngushëllohen nga absurdi që ju shkaktoi një dhëmbje të pafundme. Arditi jua kujtoi atë duke nxjerrë në televizior vrasësin, por në këtë moment ai ishte skena, jo skema. Ata janë të falur për çdo teprim të shkaktuar nga lëndimi i tyre. sepse vriten dhe rivriten sa herë rikujtohet historia. Aq më tepër me banditin që flet në vetë të parë. Por përtej tyre ka një mur të lartë, një mur kryesisht hipokrizie. Të ngritur, mirë a keq, nga gazetarë profesionistë, njerëz me emër, pa emër, njerëz me emër që ju vjen turp nga emri dhe emra që do të bënin të ndjente turp çdo qënie njerëzore, rrjete sociale, komentues të nderuar, të frustruar, të llastuar, këngëtarë me zë kompiuteri, këngëtare me bisturi kirurgu, miq të harruar, orkestrantë xhelozë, balerina që çalojnë nga mbipesha e të tjerë e të tjerë, që u derdhën, siç thonë në Shkodër, si Kiri në zall. Dhe mbushën xhepat me gurë zalli dhe i hodhën të gjithë drejt Arditit. E kryqëzuan se nuk ishte gazetar kronike që të njihte këtë histori të vjetër kronike, që nuk ishte psikolog për banditin që ta bënte të qante gjatë rrëfimit, që nuk ishte prift e hoxhë që të merrte rrëfim vetëm të sinqertë, që nuk ishte piktor që ta vizatonte si djall të intervistuarin dhe që mbi të gjitha, që nuk ishte teh shpate. Që të hynte brenda në qeli dhe në vend që ta intervistonte vrasësin e dyfishtë, ta ndante më dysh me shpatën e urrejtjes. Vetëm kështu duke nderuar perëndinë e hakmarrjes dhe jo atë të komunikimit edhe për hir të komunikimit, Arditi do të kishte pasur më pak persekutorë në shpinë.

Me gjasë vetë Arditi do të ketë mbetur i habitur. Jeta në art e ka mësuar se mund të duartrokitet dhe të fishkëllehet, por jo që të meritojë urrejtje. Urrejtja është çfarë ai nuk ishte mësuar të merrte në këtë botë të nëndheshme që për “nord” ka ligësinë, që qëndron në ekuilibër vetëm nga interesi dhe që vjen rrotull vetëm nga egoizmi.

Arditi ishte viktima perfekte e javës për të shtyrë kotësinë dhe për të zbrazur frustrimin nga anonimiteti deri në pritje të ardhjes së viktimës tjetër. Eshtë si karusel, kjo histori. Joleza e FRESSH-it, për shembull, u kryqëzua për shumë më pak arsye dhe gati-gati u krijua bindja se pa të, Shqipëria integrohej të shtunën e fundit të shkurtit në BE.

Fati flet ndryshe në raste të ndryshme. Duhet të jetë me siguri çështja e të gjendurit në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Një vajzë që del me bikini për Vitin e Ri në rrugët e Tiranës, më së paku është e marrë. Nëse e njëjta vajzë do të shkonte në plazh në verë, e veshur me xhup në trup dhe shall rreth qafës, me siguri do të ishte e marrë. Ndaj në Tiranë është shumë vështirë që njerëzit të gjejnë vendin e tyre në këtë kohë marrëzish. Si në dashuritë e keqkuptuara kur mungon falja. Dhe kur komandën “zjarr” para syve që pushkatojnë, e jep si rregull, vetë viktima!

Next Post

Fotot nudo ishin të vërteta, Xhesika Ndoj: Doja t'u tregoja format mosbesuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In