Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Albertës në Kanada ka gjetur se përfitimet shëndetësore në një gotë verë të kuqe janë të ngjashme me ato që merrni për një orë ushtrime fizike.
Në studim është vërejtur se kur njerëzit konsumojnë një gotë verë ata përmirësojnë punën fizike, funksionin e zemrës dhe forcën e muskujve në të njëjtën mënyrë si ata janë përmirësuar pas një sesioni palestër, shkruan Express. Sipas studiuesit, Jason Dyck, këto gjetje do të ndihmojë në veçanti ata të cilët nuk janë në gjendje për të ushtruar.
Studimet kanë treguar se ata që pinë një gotë verë të kuqe në ditë kanë më pak gjasa për të fituar sëmundje ose kancer, që është e mirë për zemrën tuaj, anti-plakjen dhe mund të rregullojë sheqerin në gjak. Javanews/ a.k