• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një gjuhë pa alfabet”/ Shqipëria në arkivat kanadeze: Më e vjetra në Ballkan që i rezistoi dyndjeve sllave

by
28/03/2022 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke rrëmuar nëpër bibliotekën kombëtare të Québec u ndesha me këtë artikull me titull “The perplexed Albanian” botuar më 16 prill të vitit 1910 në gazetën “The Québec Chronicle”.

Përkthimi më poshtë:

“Një gjuhë pa alfabet. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës po ankohet kundër bollëkut të librave dhe përmbytjes me fjalë të printuara, shqiptarët, një nga popujt më të vjetër të kontinentit, po ulërijnë për mjetin më elementar të shprehjes, alfabetin.

Në këtë vend të thjeshtë, pa alfabet, ku fëmijët nuk u shqetësuan kurrë për ABC-në e gjuhës që folën, ku krijuesit nga majat e maleve nxorrën historitë e tyre më të bukura, e poetët kënduan më të ëmblat vargje, duke i rënë lahutës në kullat e zjarrit, Turqia ka mbjellë farat e kulturës dhe palumturisë.

Ky ndryshim i kushteve idilike u soll kur qeveria vendosi së fundmi lejimin e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat shtetërore.

Fillimisht vendimi u prit me hare dhe festime, por më pas pikëpyetje u ngritën; Si do të mësohet gjuha pa një alfabet?

Gjuha Shqipe, përgjithësisht është konsideruar po aq e vështirë të zbutet e ndrydhet ne faqe librash sa ç’janë edhe njerëzit për t’u qeverisur.

Është gjuha më e vjetër në Ballkan që i rezistoi dyndjeve sllave. Parimet e saj kryesore përputhen me sistemin e gjuhëve europiane ariane dhe disa principe afrojnë në detaje me greqishten.

Shqipja ka mbijetuar si gjuhë e folur e megjithatë për shumë shqiptarë që dinë të shkruajnë e lexojnë lehtësisht shumë gjuhë të tjera, nëse do e shihnin të printuar gjuhën e tyre nuk do ta kuptonin.

Përpjekje të shumta janë bërë për ta kthyer shqipen ne gjuhë të shkruar. Një nga arsyet e arritjeve të sukseseve të niveleve të papërfillshme, ka qenë vështirësia për të prodhuar karaktere që do të përfaqësonin tingujt. Më tej, gjetja e gjuhës së përbashkët mes përfaqësuesve të besimeve të ndryshme fetare mbi përcaktimin e shkronjave.

I fundit që është përpjekur ka qenë Kostandin Kristoforidhi, i cili publikoi një gramatikë të dobishme të të dy dialekteve Tosk dhe Geg si dhe përktheu Biblën në Toskërisht.

Si konkluzion i gjithë orvatjeve për alfabet, deri tani janë paraqitur katër modele. i pari është një alfabet me shkronja greke. i dyti, bazuar në modelet e Kristoforidhit, paraqitet me gërma greke dhe latine dhe me shumë shenja diakritike. i treti përdor shkronja latine dhe i katërti është një variant i çuditshëm dhe i shëmtuar i shkronjave greke dhe latine së bashku.

Por tani që turqit kanë njohur të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe, ata po insistojnë që të përdoret alfabet arab dhe hoxhallarët reaksionarë po çalltisin të bindin fiset e muslimanëve duke u thënë se ky është i vetmi alfabet i lejuar për Muhamedanët e mirë.

Duhet thënë se nga gjithë alfabetët e propozuar, ai arab duket më pak i përshtatshmi, sepse shqipja afron ose me greqishten ose latinishten, dhe për më tepër tentativat për të shkruar shqipen me shkronja arabe kanë rezultuar në hieroglife që edhe vetë shkrimtarët nuk mund t’i deshifrojnë.

Kështu me kaq variante për të zgjedhur, shqiptari i hutuar i drejtohet për udhëzime të mëtejshme këshilluesve fetarë. Takime të mëdha janë mbajtur në gjithë vendin për të diskutuar mbi këtë çështje. Shkupi, Prishtina dhe Mitrovica, seksionet muslimane pra, kanë votuar për shkronjat arabe. Korça toske dhe Elbasani Geg-seksione katolike romane, janë deklaruar në favor të gërmave latine. Ndërkohë tensionet janë rritur dhe shumë gjak po derdhet për alfabetin.

Në këtë mënyrë shqiptari ka arritur atë që do, një shkak për të luftuar; por shkolla të reja shtetërorë nuk ka të hapura dhe gjuha shqipe ende nuk po mësohet në ato që ekzistojnë vetëm se thjesht duhet një alfabet”.

/b.h

Next Post
Slloveni – Çmimet e larta të grurit mbyllin furrat e bukës!

Slloveni – Çmimet e larta të grurit mbyllin furrat e bukës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In