Kërkesat e pareshtura të admiruesve për të bërë një foto me të s’janë arsyeja e vetme pse Elon Musk e ka thuajse të pamundur për të dalë në publik. Në një intervistë të fundit, ai thotë se vrasja e Charlie Kirk rriti pasigurinë për jetën.
“Këto ditë, veçanërisht në kuadër të vrasjes së Charlie Kirk, ka disa probleme serioze sigurie.”
Sipas njeriut më të pasur të botës, atentati ndaj mikut të tij përforcoi rëndesën e situatës dhe e bëri më të mbyllur. Ai nuk e kujton herën e fundit kur ka dalë për të bërë pazar.
“Nuk është se s’dua. Thjesht s’mundem.”
Elon shpjegoi se gjithnjë duhet të ruhet ose t’i druhet më të keqes.
“Jeta është në modalitetin duro. Bëj një gabim dhe je i vdekur”, përmbylli ai.











