• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fushatë për të mos zbatuar pikën 8 të nenit 46, që e shkarkon Berishën në 12 maj

by Adriatik Doçi
02/05/2025 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Të gjitha sondazhet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë një emërues të përbashkët; Partia Demokratike është 11 deri në 15 pikë pas Partisë Socialiste. Sondazhet, të cilat nuk përfshijnë votën e diasporës për të cilën nuk dihet se në cilin krah do anojë, janë shpallur nga opozita si të blera, ndonëse kompanitë janë konfirmuar si serioze në zgjedhjet e kaluara, duke parashikuar me një saktësi të frikshme rezultatin, madje njëra prej tyre ka parashikuar edhe fitoren e Trump. Nga ana tjetër, asnjë kompani sondazhesh nuk ka pranuar ofertat financiare të Syri Tv për të kryer një sondazh që nxjerrë fituese Partinë Demokratime, pasi reputacioni i kompanisë do të shkatërrohej me 12 maj.

Nën këtë atmosferë sinjalesh humbjeje, Partia Demokratike ka pritur me entuziazëm të pazakontë, si të kishte fituar zgjedhjet, një rezolutë të katër Partive Popullore Europiane, përmes të cilës zgjedhjet parlamentare 11 majit pothuajse shpallen të manipuluara. Dokumenti është hartuar nga vetë PD, ndërsa PPE e kanë miratuar si ndonjë profesor kur ish studenti i zë derën për të firmosur një rekomandim me karakteristika të shkruara nga vetë ai, për të plotësuar kriteret formale për një vend pune.

Disa ditë më parë, Sali Berisha i ka besuar Gjin Gjonit hartimin e dosjes së ‘manipulimit’ të zgjedhjeve të 11 majit. ‘Libri i zi 2’, i ngjashëm me ‘Librin e zi të zgjedhjeve 2023’, pritet të miratohet nga forumet e PD nga muaji korrik, në vend të analizës së humbjes së pritshme.

Ditëm e sotme, delegacioni i Bashkimit  Europian në Tiranë u detyrua të përgenjështronte portalin e Familjes Berisha, i cili pretendonte se ambasadori Silvio Gonzato ka hequr nga raporti i OSBE-ODHIR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral. Në kulmin e fushatës elektorale, Sali Berisha i ka përqëndruar energjitë në krijimim e një narrative për të konstestuar rezulatatin e zgjedhjeve të 11 majit. Retorika e fushatës ka devijuar në denoncimin e ‘krimeve zgjedhore’, ndonëse deri më sot, në flagrancë duke blerë vota është kapur vetëm një përfaqësues i PD-së.

Fushata për justifikimin e humbjes së paralajmëruar sinjalizon se Familja Berisha nuk ka ndërmend të zbresë nga qafa e Partisë Demokratike pas 12 majit, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Sali Berisha, në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, miratoi një amendament të rreptë në statutin e PD, për përgjegjësinë e kryetarit në rast se partia humbet zgjedhjet parlamentare. Qëllimi i amendamentit ishte dëbimi i Lulzim Bashës nga PD-ja dhe legjitimimi i kthimit të Berishës, edhe pse alibia e Bashës për humbjen e zgjedhjeve të 2021 ishte mbështetur nga Berisha deri ditën e ‘besëprerjes’.

Bëhet fjalë për pikën 8 të nenit 46 të statutit të PD. Kjo pikë parashikon që; Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie”.

Kjo pikë e statutit të PD është ende në fuqi. Nëse PD humbet zgjedhjet, Sali Berisha, sipas këtij parashikimi, është i shkarkuar automatikisht në 12 maj si kryetar i PD. Por, halli i Familjes për t’a mbajtur PD-në si helmetë, pritet të dominojë mbi këtë parashikim statutor, për të cilin do të gjendet një marifat që të ‘zbatohet’ si primaret!

Një fushatë për të mos zbatuar pikën 8 të nenit 46

Next Post
Turisti amerikan vret gruan në Shkodër, kishin ardhur me pushime. Reagimi i Policisë: Ja çfarë ndodhi

Turisti amerikan vret gruan në Shkodër, kishin ardhur me pushime. Reagimi i Policisë: Ja çfarë ndodhi

Comments 2

  1. Anonymous says:
    11 months ago

    BERISHA ESHTE BERISHE DHE SI I TILLE AI NJEH VETME VETEN E TIJ E S’MUND TE KETE SHOK TE DYTE.STATUTI NUK ESHTE PER TE POR PER ANETARET E TJERE TE MEJHANES

    Reply
  2. KQZ says:
    11 months ago

    BERISHA ESHTE BERISHE DHE SI I TILLE AI NJEH VETME VETEN E TIJ E S’MUND TE KETE SHOK TE DYTE.STATUTI NUK ESHTE PER TE POR PER ANETARET E TJERE TE MEJHANES

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In