• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një fushatë në formë Çadre

by S M
02/06/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Tashmë shenjat e Çadrës së opozitës në bulevard janë shuar. Makinat kalojnë aty sikur të mos ketë ndodhur kurrë ndonjë protestë në mes të bulevardit. E vetmja shenjë vizive duhet kërkuar në serverin e Google, ku fotoja nga lart e kryeqytetit shqiptar ka ende siluetën e Çadrës opozitare.

Megjithatë vetë çadra ka lënë tashmë një shenjë të pashlyeshme mbi fushatën elektorale që po mbahet këto ditë në Shqipëri. Jo vetëm për faktin se ajo ndryshoi me prezencën e saj thuajse të gjitha afatet zyrtare të zgjedhjeve. Shumë më tepër se kaq. Çadra i ka dhënë formë fushatës, e kjo vlen për të gjitha siglat politike në garë.

Shihni turet e partive nëpër territor. Rama organizon më shumë takime relativisht të ngushta me zgjedhësit (townhall, siç quhen në gjuhën e profesionistëve), sesa mitingje, në sensin e vjetër të kësaj fjale. Basha ka kaluar thuajse totalisht në formatin e mësipërm të takimeve, ndoshta edhe për shkak se turmat e tij elektorale janë paksa të rrudhura këto kohë. Partitë e tjera, përveç një shou force të PDIU në Elbasan, janë edhe ato të orientuara të preferojnë takimet, para mitingjeve në sheshe publike. E kjo është, ndër të tjera, edhe një inerci e çadrës së bulevardit. Po preferohet të flitet, më shumë sesa të bërtitet në fushatën aktuale. Një situatë e krijuar pas tërheqjes së dytë (pas asaj të vitit 2015) të Berishës nga turet elektorale. Por edhe një element komunikimi i pëlqyer, pas suksesit mediatik 90 ditor të Çadrës. Sepse duhet ta pranojmë që nëse protesta e opozitës nuk ka qenë një sukses politik, pasi nuk arriti objektivat e fiksuara në fillim, ka qenë pa më të voglin dyshim një arritje në planin e komunikimit publik. Aq sa idetë e Bashës u kthyen në një farë mënyre në bumerang për të, kur pasi i predikoi çdo ditë nga Çadra, u detyrua t’i marrë pjesërisht mbrapsht pas marrëveshjes me Ramën.

Nga ana tjetër, çadra hyri në fushatë duke krijuar efektin surprizë mbi të gjithë garuesit. Sepse lista e partive në garë u ribë nga e para pas mbylljes së saj. Çka solli më së pari një impakt të fortë mbi listën e PD, ku shumë “senatorë” të njohur e panë veten jashtë gare, ndërsa morën lejen për t’u futur aty një numër po aq i madh fytyrash të panjohura. Nga ana tjetër, ishte efekti Çadër që evitoi një herë e mirë mundësinë teknike të formatimit të koalicioneve, duke i çuar partitë politike të vetme në zgjedhje. Nëse në 25 qershor do të kemi më në fund mundësinë të shohim qartë sesa vlen më vota secila parti shqiptare, kjo ndodhi për shkak të krizës së çadrës.

Një tjetër pasojë direkte e Çadrës kanë qenë dy ngjarjet më të mëdha politike të viteve të fundit. E para, ajo e një dialogu të drejtpërdrejtë mes PS dhe PD, e cila u pasua nga një marrëveshje globale për zgjedhjet dhe për reformat e mëdha në horizont. E dyta, që ky proces kaq delikat dhe i paimagjinueshëm deri pak javë më parë, doli thuajse totalisht nga kontrolli i dyshes më jetëgjatë të politikës shqiptare Berisha-Meta. Pasi predikoi me muaj të tërë marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës, Meta dhe LSI e panë papritur se gjithçka u bë e mundur, por me një “detaj” të vogël në mes: ata nuk ishin në tryezën e kompromisit. Pasi prodhoi për 90 ditë me rradhë një sasi të frikshme retorike lufte dhe kërcënimesh gjithfarësh mes Ramës e Bashës, kriza e Çadrës duket se prodhoi edhe “antidotin” e kësaj situate: një dashuri të befasishme mes palëve, që la me gojë hapur gjithkënd rreth e rrotull.

Zgjedhjet e 25 qershorit kanë hyrë në një hulli që vështirë se do të ndryshojë deri në ditën e zgjedhjeve. Duket qartë se temperatura e akuzave dhe sulmeve publike ka rënë mes partive të mëdha, ndërkohë që ka polemikë të ndezur mes tyre nga njëra anë dhe LSI nga ana tjetër. Rrugët janë pastruar nga banderolat e kudondodhura të fushatës dhe stresi e tensioni që përçojnë studiot televizive është më i vogël sesa në të shkuarën. Vlen të supozohet në këto rrethana, se kjo situatë i dedikohet mes të tjerave edhe çadrës opozitare, që prishi preludin klasik të fushatës elektorale. Duke i dhënë formë edhe pjesës tjetër të udhëtimit drejt zgjedhjeve. Një gjë e mirë në këtë truall të trazuar historikisht nga klithmat e politikës që kërkon me çdo kusht pushtet.

Next Post
Sfida ndaj Trump, Grupi misterioz Bilderberg mund ta “pushojë nga puna”!!

Sfida ndaj Trump, Grupi misterioz Bilderberg mund ta “pushojë nga puna”!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In