• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një foto që na akuzon edhe pas 22 vjetësh

by Skënder Minxhozi
14/09/2020 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Protokolli i respektimit a evokimit të datave historike, të reja ose të vjetra, është një detyrim qytetar, por shpesh kthehet edhe në një lojë të pisët. Më së shumti nga politika, për interesat e saj të momentit, që nuk lidhen më prej kohësh, me mesazhin që përcjell data në fjalë. Rrëzimi i komunizmit, piramidat, 14 shtatori, Gërdeci, 21 janari etj, janë të gjitha momente të skajshme stresi për shoqërinë shqiptare të 30 viteve të fundit, të cilat kanë shërbyer si gurë kilometrikë për të ndarë epokat, për të spostuar axhendat dhe kthyer rrjedhën e ngjarjeve në drejtime krejt të reja.

Një foto shqetësuese për syrin, trurin e memorien e të gjithë shqiptarëve, rikthehet rregullisht çdo 14 shtator: një djalë i ri me një antitank, të cilin ja drejton fasadës së kryeministrisë. Është vetëm një nga qindrat e protesuesve të dhunshëm të 14 shtatorit, të cilët morën tanket e Gardës, pushtuan selinë e televizionit dhe nisën të vijnë qark nëpër rrugë, duke harruar përse ishi mbledhur: funeralin e Azem Hajdarit. Ishte dita kur një parti politike u kthye në një çetë mamlukësh, duke vënë tek dera e selisë së saj dy tanke të marra me dhunë nga duart e ushtarëve të Gardës, e që nuk pranonoi t’i kthente as pas ndërhyrjes së përsëritur të ndërkombëtarëve.

Ishte dita që hyri në historinë politike të Shqipërisë si grushti i shtetit i 14 shtatorit, por që si i tillë, nuk çoi në burg asnjë nga frymëzuesit dhe drejtuesit kryesorë. Pas hetimesh alla shqiptare, të gjitha, edhe rrëmbimi i armatimit të rëndë, edhe sulmi mbi Kryeministri, edhe pushtimi i medias shtetërore, nuk prodhuan asnjë dënim që të mbetej në mendjen e shqiptarëve. Pas piramidave, drurit dhe dhunës masive në zgjedhjet e 26 majit 1996, ky episod i fundit i dha indirekt dritë jeshile me heshtjen e tij, të gjitha shkeljeve të mëvonshme të ngjashme, disa prej të cilave u konsumuan pikërisht në ato metra katrorë, prej nga djali anonim mori në shenjë me antitank zyrën e Fatos Nanos.

Foto si kjo e 14 shtatorit janë turpi i klasës tonë politike. Më së pari i partisë që frymëzoi atë dhunë absurde, të verbër dhe pa logjikë. Ajo foto pasqyron në mënyrën më të ashpër kulturën politike të urrejtjes të viteve ’90, të formësuar dhe ngritur gur pas guri nga dora e Sali Berishës. Është kultura e urrejtjes që futi në flakë Shqipërinë në disa cikle dhe që prodhoi shkelje e dhunë antilogjore që nuk u dënua kurrë.

Në këtë sens, kjo foto është edhe turpi i socialistëve të vjetër e të rinj. E Fatos Nanos, Ilir Metës e Pandeli Majkos e të tjerëve, të cilët morën pushtetin në vitin 1997 duke u shkujdesur për të kthyer qoftë edhe një çast kokën drejt malit të abuzimit që ishte krijuar pas shpatullave të tyre në vitet e shkuara. Kultura e urrejtjes ja la vendin kulturës së neglizhencës, së shkeljes së syrit, të pazarit pas perdeve. Mos na dënoni, që të mos ju dënojmë kur të na vijë radha!

Sipas kësaj aksiome tipike shqiptare lindën më pas Gërdecët, 21 janarët e dosjet e korrupsionit që u bënë kala e kështjella, që s’ka Spak t’i rrëzojë. Mjafton të shohësh foton e atij djalit dhe të mendosh se edhe sot askush nga ne nuk e njeh. Nuk e pati kurrë një emër, sepse asnjeri nuk kërkoi ta gjente. Qoftë edhe për ta pyetur pse u shfaq aty me një armë që përdoret zakonisht kundër armikut a pushtuesit.

Next Post
Policia britanike në kërkim të dy shqiptarëve, publikon emrat dhe fotot e tyre

Policia britanike në kërkim të dy shqiptarëve, publikon emrat dhe fotot e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In