• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fluks i ri klandestinësh pritet në Ballkan

by A R
15/05/2018 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bosnje-Hercegovina po përballet me vështirësi për shkak të fluksit, prej mijëra emigrantësh e refugjatësh, shumë prej të cilëve flenë nëpër parqe në kryeqytetin e vendit e qytete të tjera, ndërsa kërkojnë të kalojnë në Evropën Perëndimore.

Rreth 4 mijë persona nga Siria, Iraku, Turqia, Algjeria dhe Afganistani kanë hyrë këtë vit në Bosnje, krahasuar me 755 vetë në vitin 2017.

Prej disa muajsh, si pasojë e kontrolleve të rrepta kufitare mes Serbisë, Hungarisë dhe Kroacisë, kontrabandistët kanë krijuar një rrugë të re për kalimin e emigrantëve, që nis nga Greqia kalon nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, për në Kroaci dhe Evropën Perëndimore.

Omari nga Iraku, i cili nuk pranoi ta thotë mbiemrin e tij, ka ardhur në Bosnje me vëllain e tij të vogël, pasi qëndroi dy vjet në Greqi. Ai thotë se autoritetet kroate e kanë kthyer gjashtë herë, ndërsa përpiqej të shkonte në Gjermani.

“Edhe një herë ndodhem në Bosnjë. Provova gjashtë herë për të shkuar në Kroaci dhe do vazhdoj ta bëj sepse duhet të shkoj në Gjermani, kam gjithçka atje, në Gjermani“.

Historia e tij është e ngjashme me atë të shumë të tjerëve, që qëndrojnë në një ndërtesë të vjetër e të zbrazët në Bihac, pranë kufirit kroat.

Siç thotë Asif Mahmoud një emigrant pakistanez, një pjesë e emigrantëve rrinë jashtë në parqet e Sarajevës, ndërsa të tjerë në pyjet që rrethojnë kryeqytetin boshnjak.

“Është shumë e vështirë, shumë e vështirë, sepse kemi ardhur më së shumti në këmbë, dhe po flenë në pyll, pa batanije, pa jastëk“.

Dje anëtarë të kabinetit qeveritar premtuan se do t’i transferojnë emigrantët në streha, por paralajmëruan se Bosnja mund të detyrohet të mbyllë kufijtë nëse emigrantët nuk mund të vazhdojnë udhëtimet e tyre drejt vendeve të tjera të BE-së.

Koordinatori për Ballkanin Perëndimor në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Peter Van Der Auweraert, thotë se egziston rreziku “i një krize të vogël humanitare” nëse nuk do të ketë shtim të mundësive për qëndra zyrtare strehimi, ku të ofrohet ndihmë shëndetsore dhe ushqim për emigrantët.

Më shumë se një milion emigrantë kanë mbrritur në Evropë në 2015. E ashtuquajtura rruga e Ballkanit drejt Evropës Perëndimore nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë u mbyll në vitin 2016, kur Turqia ra dakord të ndalë rrjedhën e emigrantëve në këmbim të ndihmës nga BE-ja dhe premtimit për lëvizje pa viza të qytetarëve turq.

Por që nga vjeshta, si pasojë e kontrolleve të rrepta kufitare mes Serbisë, Hungarisë dhe Kroacisë, kontrabandistët kanë krijuar një rrugë të re që nis nga Greqia kalon nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, për në Kroaci dhe Evropën Perëndimore.

Emigrantët e bllokuar në Serbi që nga viti 2016 po kalojnë gjithashtu në masë drejt Bosnjës dhe shumë iranianë po përfitojnë nga regjimi i lëvizjes pa viza i vendosur vitin e kaluar mes Serbisë dhe Iranit.

Autoritetet në Sarajevë dhe në qytetin veriperëndimor të Bihacit kërkuan ndihmë nga qeveria qendrore. Ata janë të shqetësuar për rreziqet shëndetësore për shkak të motit të ngrohtë dhe përkeqësimit të kushteve të higjenës publike. Të dy qytetet janë gjithashtu destinacione turistike.

Organizatat joqeveritare dhe banorët, disa prej të cilëve kanë marrë statusin e refugjatit gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, i kanë ndihmuar emigrantët për muaj të tërë, por tashmë thonë se nuk mund ta përballojnë më situatën./voa/a.m.

Next Post
Politikani Jovanoviq: Mos t’i gënjejmë më serbët për Kosovën

Politikani Jovanoviq: Mos t’i gënjejmë më serbët për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

February 24, 2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

February 24, 2026
Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

February 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In