• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një e treta gri

by Eduard Zaloshnja
03/05/2018 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Sipas studimit më të fundit mbi emigracionin të Pew Research Center, 2.1 milionë shtetas shqiptarë në moshë madhore (18 vjeç e sipër), jetojnë në Shqipëri dhe 1.4 milionë të tjerë, jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Sipas një sondazhi tim të para dy muajve, që zhvillova për një revistë e cila botohet këtu në anglisht, rreth 1/3 e shtetasve shqiptarë madhorë, me banim në Shqipëri, ishin gati të votonin për Partinë Socialiste, rreth 1/3 për partitë e tjera dhe rreth 1/3 për asnjë nga partitë ekzistuese (shihni grafikun shoqërues).

Thënë ndryshe, “Partia Gri” ka po aq votues sa Partia Socialiste, dhe po aq votues sa të gjitha partitë e tjera, të marra së bashku. Por problemi është se, një “Parti Gri” nuk ekziston.

Fatos Lubonja ka një çerekshekulli që ëndërron e bën thirrje për krijimin e një partie të re, që do të thithte votat e elektoratit gri. Jo thjesht me slogane demagogjike, por me një platformë reale për ndryshime thelbësore në bërjen e politikës. Përveç Lubonjës, edhe shumë të tjerë kanë bërë thirrje të ngjashme. Por sidoqoftë, deri më sot, nuk ka lindur asnjë parti që të thithë në mënyrë masive votat e elektoratit gri.

Elektoratit gri i ka ardhur në majë të hundës nga partitë aktuale, të cilat,në çerekshekullin e fundit, kanë qenë herë në pushtet, herë në opozitë. Kur kanë qenë në opozitë, janë përbetuar se do të luftojnë korrupsionin dhe oligarkët e koncesionet. Por kur kanë ardhur në pushtet, kanë vazhduar korrupsionin, koncesionet dhe lidhjet me oligarkët, që kanë qenë më parë pranë pushtetit.

Deri në vitin 2021, kur të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të radhës, ka kohë për daljen në skenë të një partie të re, me potencialin teorik për të mbledhur votat e 1/3 të elektoratit që jeton në Shqipëri. Por që një parti e re, të ketë shans t’i mbledhë 700 mijë votat gri, duhet të ketë në krye të saj njerëz frymëzues, të cilët nuk kanë patur në të shkuarën lidhje me politikën e vjetër apo me bizneset e nakatosura me lloj-lloj allishverishesh.

Në qoftë se lind një parti e re, vërtet kërcënuese ndaj status kuosë politike, do të vihet padyshim në shënjestrën e partive ekzistuese dhe mediave pranë tyre. Udhëheqësit e saj do të vihen nën lupën e këtyre të fundit, dhe çdo gjë e vogël në të shkuarën e udhëheqësve të partisë së re, do të zmadhohet e anatemohet nga partitë dhe mediat tradicionale.

Që një parti e re të ketë sukses domethënës, duhet që të ketë udhëheqës të rinj, të papërlyer në batakun politiko-mediatiko-ekonomik shqiptar; mundësisht, të arsimuar në Perëndim. Për më tepër, kjo parti duhet të përdorë mënyra të reja komunikimi.

Është e padiskutueshme që një parti e re, vërtet kërcënuese ndaj status kuosë politike, do të sulmohet nga të gjitha palët e vjetra politike dhe nga aleatët përkatës në mediat tradicionale. Për këtë arsye, kushdo që do të marrë përsipër krijimin e një partie të elektoratit gri, duhet të përdorë me masivitet dhe efikasitet, mediat e reja elektronike – rrjetet sociale dhe portalet.

Kuptohet, këto që lexuat më sipër janë të lehta për t’u shkruar, por shumë të vështira për t’u realizuar. Në fakt, ndryshimi i vërtetë është i vështirë, tejet i vështirë. Ai kërkon njerëz të guximshëm, të artikuluar, të pastër dhe vetëmohues.

Përndryshe, në vitin 2021, elektorati gri nuk do të ketë ç’të zgjedhë. Nga njëra anë do të jetë Partia Socialiste, e cila ka ardhur në pushtet dy herë në çerekshekullin e fundit, dhe, nga ana tjetër, Partia Demokratike e cila, edhe ajo, ka qenë dy herë në pushtet në çerekshekullin e fundit. (Partitë e tjera thjesht kanë shërbyer si garniturë e dy partive të mëdha – herë të njërës e herë të tjetrës.)

Në fakt, rrotacionet e pushtetit mes dy partive të mëdha i kanë shërbyer demokracisë së brishtë shqiptare, për faktin se, kanë siguruar një farë stabiliteti në transferimin e pushtetit (ky është një kusht themelor për ekzistencën e demokracisë). Sidoqoftë, rrotacionet e kanë ezauruar potencialin për zhvillimin e vendit.

Në vitin 2021, tre dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria do të ketë nevojë për një alternativë të re politike. Le të shpresojmë se do të lindë deri atëherë…

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
FOTOT/ Rrjetet sociale shpërthejnë në humor me dorëheqjen e Tahirit

FOTOT/ Rrjetet sociale shpërthejnë në humor me dorëheqjen e Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In