Lulzim Basha ka uruar sot nxënësit që nisin vitin akademik 2019-2020.
Përmes Facebook, kreu i PD shkruan se lulet që vogëlushët mbajnë në duar janë simbol i shpresës dhe të ardhmes më të mirë që po vjen.
“Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!” – shkruan Basha.
/a.r