• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një doracak për të kuptuar protestën e opozitës

by Alfred Peza
27/05/2018 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nga tifozët më të zjarrtë dhe deri tek më indiferentët rreth zhvillimeve politike në Shqipëri, me siguri që pasi e kanë parë, janë rrekur ta kuptojnë atë që ndodhi këtë fundjavë me protestën e opozitës, duke dashur që nëpërmjet saj të shikojnë të ardhmen e afërt të zhvillimeve në vend. Pra, pasojat që ajo mund të sjellë për politikën, qeverisjen dhe jetën e gjithësecilit prej tyre. Pyetjet pothuajse janë të njëjta në këto raste dhe ato konvergojnë fillimisht tek kërshëria e statistikave:

A ishte një miting i suksesshëm, apo i dështuar? Pjesëmarrja ishte masive, apo jo? Ishin më shumë apo më pak se herën e kaluar, apo se çdo herë tjetër? Kishte apo nuk kishte dhunë? Kishte apo nuk kishte frymë? Entuziazëm, a kishte? Po surpriza? Frikë? Terror? Si mund ta ketë përjetuar të gjithën këtë Basha, Berisha e Monika? Po Meta? Po Edi Rama, si mund të jetë ndjerë? Pas kësaj, mazhoranca dhe opozita do të dalin më të fortë, apo më të dobët? E kështu me radhë.

Në kakofoninë e krijuar nga propoganda e opozitës dhe e mazhorancës bashkë me mediat rrotull tyre, çdokush që do të dëshironte të merte përgjigje sa më të sakta, do të ishte e udhës që të “pajisej” me një doracak të komunikimit publik, rreth zhvillimeve politike. Një libërth “rregullash” dhe “kodesh” që mund të përdoret gjerësisht e lehtësisht si udhëzues mësimor ose praktik, me anë të së cilës mund të sigurosh çelësin e një dere që të mundëson hyrjen në një hapësirë të re që të lejon të shohësh më qartë, përtej fasadës së propogandës.

Përsa i përket pjesëmarrjes masive ose jo në protestë, besoj se për këtë ka më pak dilema se për çdo gjë tjetër në këtë epokë ku jetojmë. Sepse këtë e ka zgjidhur teknologjia, mediat, celularët, kamerat televizve, aparatet fotografike e deri tek dronët. Sado që të mundohesh për ta zmadhuar apo zvogëluar realitetin, në epokën digjitale, këtë gjë do ta kesh gjithnjë e më të pamundur që tia arrish.

Pasi e ke parë realitetin me sytë e tu nga fotot, videot, transmetimet live në rrjetet sociale, në youtube, mediat online e deri tek mediat tradicionale me në krye televizionet, atëherë mund ta analizosh fare lehtësisht atë që ka ndodhur. Përshembul: Nëse pjesëmarrja është e ulët, tregon se kauza e asaj force apo kahu politik që e ka thirrur këtë protestë ka qenë e pabesueshme, e sforcuar, jo realiste, jo e sinqertë, jo parimore dhe e papërputhuar në praktikë, me atë që është propoganduar prej saj në teori.

Konkretisht protesta e 26 majit e thirrur nga opozita, për nga pjesëmarrja e asaj që u pa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, mund të konsiderohet si një ndër më të dobëtat që PD dhe aleatët e saj kanë zhvilluar pas 2013. Për të mos i dhënë shumë kohë medias dhe opinionit publik për ta evidentuar masivisht këtë fakt të dukshëm edhe me sy të lire, organizatorët e protestës, dukej që ishin nën presion për ta mbyllur atë edhe më shpejt sesa ajo filloi. Fillimisht ishte thënë se protesta do zgjaste 3 ditë. Më pas deri pas finales së Champions Leagues. Në kërkesën drejtuar Policisë së Shtetit u shëna kohëzgjetja 4 orë, por si përfundim e gjitha u mbyll Brenda dy orëve.

Në rreth 100- 120 minutat e dinamikës së protestës, vetëm 10-20% të kësaj kohe e zuri dhënia e mesazheve politike dhe e shpjegimeve publike për arësyet e këtij tubimi nga ana e udhëheqësit të opozitës. Ndërsa pjesën tjetër të kohës, e zuri lëvizja në këmbë e liderëve nga nisja në godinën e SHQUP-it, marshimi drejt Kryeministrisë dhe më pas rikthimi në selinë e PD. Një rikthim nëpërmjet rrugës më të gjatë; mespërmes bulevardit, për tu kthyer tek pedonolja dhe pasi bënë ndalesën tek zyra e Fatmir Xhafajt në ministrinë e Brendshme, e përfunduan atje nga ku edhe e nisën.

Ishte hera e parë që në një protestë si kjo, mbahej vetëm një fjalim. Edhe ai ndër më të shkurtrit që ka mbajtur Lulzim Basha në tribunën e prostave kombëtare që zhvillohen në Tiranë, qëshkurse ai u zgjodh kryetar i PD. Menjëherë pas kësaj, ai i ftoi njerëzit që të marshonin bashkë me të në bulevard drejt “Kalit të Skënderbeut”, në mënyrë që masa të përzihej dhe të ishte gjatë gjithë kohës në dinamikë lëvizjesh kaotike, duke mos qëndruar në vend për një kohë të gjatë.

Nga ky lexim i thjeshtë “fotografik” e “sasior” i protestës, mund të shkosh tek “një kapitull” tjetër i dorcakut që të mëson të kuptosh pjesën cilësore, ose thelbin e saj. Ky hap të lejon që të zbërthesh “kodet” që çuan tek kjo situatë. Përgjigja pas kësaj bëhet edhe më e thjeshtë. Mjafton që të pyesësh: Çfarë kauze kishte opozita këtë radhë? Përgjigja është: Audiopërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku pretendohet se ai drejtonte trafikun e drogës në Vlorë me mbulimin e qeverisë. Bukur deri këtu.

Pas kësaj, pyetjet që shtrohen janë: Kush ishte autori i përgjimit? Babalja. Çfarë tha ai? Nuk e kam bërë unë. Kush e kishte bërë? Një gazetar. Çfarë tha gazetari? Unë i dhashë mjetet, por nuk isha aty kur Babalja e bëri përgjimin. Dakord. Ky ishte edhe shkaku, pikënisja që formësoi ditë pas dite nëpërmjet betejash publike, politike dhe mediatike kauzën që çoi tek protesta e 26 majit nga ana e opozitës. Babalja pra është kryepersonazhi i gjithë kësaj historie. Gozhda e Nastradinit, ku opozita vari xhaketën për të zhvilluar mitingun e saj të radhës.

Pyetjet që lindin pas kësaj janë: Ku ishte sot heroi Babale? Askush nuk e pa në protestës. As në tribunë, as në shesh, as në media. A e përmendi Kryetari i PD në fjalimin e protestës, emrin e kryeheroit, kryepersonazhit, pronarit të “Gozhdës”, pra emrin e Babales? Jo. Po përgjimin e tij? Jo. E kështu, pa e kuptuar as vetë, ti ke mbërritur në fundin e doracakut dhe e kap veten duke pyetur i habitur: Jooooo…? E pseeeee?

Përgjigja e fundit është: Sepse… ashtu është një muhabet! Mirupafshim në mitingun e radhës.

Next Post
PD-LSI përplasje për pjesëmarrjen e ulët në protestë, paralajmërohen krerët e degëve

PD-LSI përplasje për pjesëmarrjen e ulët në protestë, paralajmërohen krerët e degëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In