Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Kim ndodhet në SPAK, për të kryer një vizitë me Arben Krajën dhe me drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj.
Ditën e sotme do të prezantohen 28 hetuesit e rinj të BKH-së.
Vizita e ambasadores Kim në SPAk vjen një ditë pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Philip Reeker në vendin tonë ku pati edhe një takim me kreun e qeverisë Rama dhe kryetarin e opozitës Basha.