Një ditë pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Kukës kundër tarifës së vendosur nga qeveria për kalimin në Rrugën e Kombit një grup deputetësh nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë nisur drejt Kukësit. Më shumë se 10 deputetë dhe përfaqësues të opozitës kanë shkuar në monitorojnë situatën më nga afër në këtë qytet. Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf çela, gjithë deputetet e PD në Komisionin e Sigurisë gjithashtu, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Ish-deputeti Alban Zeneli, Arben Ristani dhe tre përfaqësues nga LSI: Endrit Brahimllari, floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu janë nisur drejt qytetit verior.
ma.me