Përfundimi i procesit të numërimit në të gjithë vendin prodhoi fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate me 3.
Fill pas fitores, dje kryeministri Rama zhvilloi një takim në sheshin “Skënderbej”, ku ftoi të gjithë mbështetësit.
Ai i shprehu falenderimin për fitoren dhe theksoi se fitorja nuk i atribuohet Partisë Socialiste, por Shqipërisë.
Këtë “slogan”, ai e ka vijuar edhe në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto me në sfond flamurin kombëtar, e ku shkruhet: “Shqipëria Fitoi!”
g.kosovari