Marrëdhënia mes Gazment Bardhit, grupit të tij të deputetëve, dhe Sali Berishës dhe deputetëve të tij vijon të jetë e nderë.
Ndonëse në dukje ata vijojnë të flasin për bashkim, sigurisht që thikat pas kurrizit ata i nxjerrin sa herë u jepet rasti dhe janë gati t’ia ngulin njëri-tjetrit në mundësinë e parë që të kenë.
Pavarësisht se militantët i gënjejnë se janë bashkë, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, u evidentuan përplasje të mëdha midis tyre.
Nëse në grupin parlamentar, përplasjet nxirren nga deputetë që regjistrojnë veten për t’ia shitur publikut si qëndrime individuale dhe vetjake, në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim Asocimit në Parlamentin Evropian hendeku i madh mes palëve doli në pah në fjalën e Gazment Bardhit, i cili në Tiranë do t’i zërë vendin Sali Berishës, ndërsa në Bruksel, ashtu siç ka bërë edhe më parë, vijon të hedhë baltë ndaj tij.
Dhe kete ‘shitje’ Bardhi e ka bere pikerisht nje dite perpara se Berisha te shkoje ne SPAK per t’iu nenshtruar nje seance te forte pyetjesh per aferen e privatizimit te ish kompleksit sportiv “Partizani”.
Së pari, Gazmet Bardhi foli për Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke thënë se ai është ngritur prej 22 muajsh, mirëpo nuk ka funksionuar.
Mirëpo, e vërteta e Bardhit është e pjesshme, sepse ai nuk ka treguar sepse ka qenë pikërisht ai së bashku me deputetët e Sali Berishës, që kanë bllokuar dhe nuk ka lejuar zhvillimin e mbledhjes së këtij komisioni herën e fundit që ai tentoi të mblidhej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Së dyti, pavarësisht kritikave për interferim të Ramës në punët e prokurorisë, Bardhi ka mbështetur dhe inkurajuar punën e sistemit të drejtësisë ndaj çdo të korruptuar, të sotëm dhe të djeshëm.
Sigurisht që një gjë të tillë Bardhi e ka bërë vetëm në Bruksel, sepse në Tiranë ai flet me gjuhë tjetër përpara mbështetësve dhe militantëve të Berishës.
Ky shndërrim i Bardhit, që herë i duhet të flasë pro Berishës dhe herë kundër, tregojnë mungesën e një identiteti të qartë politikë nga ana e tij./m.j
Ktu ska gje per tu habitur,si bythec bardhi jane te gjithe te quajturit deputet,si ata monsters se vicidolit edhe ata te k/hajdutit edvin karapushtit.Arsyeja eshte e lehte kta me emrin deputet nuke jane zgjedher nga vota e popullit,jane te emruar,mbi shumen e parave qe kane paguar te komandanti i partise.Po afrojne zgjedhjet dhe mendojne se perseri edhe ne zgjedhjet vitit 2025 do behen perseri deputet duke u caktuar nga komandanti i partise.Kjo eshte arsyeja qe te quajturit deputet jane me shume ftyra dhe pa asnji.Shohin vetem perfitimet e tyre personale,nuke ju plase bytha per popullin mjerane e fukara.E vetmja gje qe degjon nga goje e te gjithe te quajturve deputet eshte fjale abuzuese e tyre qe flasin ne emer te popullit, e per popullin.Kta jane te quajturit deputet te vendit tone.Shqipria e mrekullive,nga kriminelte,monstra e vicidolit,ai i cepanit e edvin karapushtit,kta shkatrruan cdo sistem zgjedhor e te tjerat me rradhe,edhe shtetin.