• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

by Mero Baze
07/02/2025 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20 mijë lekë të vjetra për ushqim dhe do sillen në Tiranë të protestojnë kundër jetës luksoze të Edi Ramës dhe qeverisë në tërësi, denoncuar nga Arben Ahmetaj.

Kjo është një nga ato eksperimente që do të tregojë se çfarë fuqie ka në PD, intervista e një ish-udhëheqësi të Partisë Socialiste në qeveri.

Është hera e parë që shumica e udhëheqjes së PD nxiton ta quajë këtë protestë të nxitur nga intervista e Arben Ahmetajt. Edhe vetë Sali Berisha, që nuk i shet lehtë të drejtat mbi protestat, e ka bërë këtë radhë edhe pse me gjysmë zëri, nga frika se mos bëhet e madhe dhe i mbetet merita Arben Ahmetajt. Por të tjerët e kanë thënë me plot gojën. Paloka, Çupi, Noka, Vokshi, madje dhe Aldo Bumçi e kanë bërë të qartë se nuk mund të durojnë dot jetën e luksit të Edi Ramës, që ka përshkruar Arben Ahmetaj, sidomos atë shishen e verës Romanée-Conti.

Deri më tani, të gjitha protestat e Berishës pas vitit 2021 kanë dështuar. Disa prej atyre që janë thirrur me bujë të madhe kanë përfunduar me një mijë njerëz, dhe më e madhja me 5 mijë njerëz. Shumica e tyre janë thirrur sa herë që Berisha ka qenë në krizë legjitimiteti në sherrnajën e gjatë trevjeçare me Lulzim Bashën. Sa herë afrohej gjyqi i vulës apo ndonjë palë zgjedhje.

Kjo është e vetmja protestë ku nuk do të provohet lidershipi i Sali Berishës në PD, por i Arben Ahmetajt.

Nuk e ka menduar keq si skemë. Dhe po dështoi, apo po nuk u mblodhën aq sa pritet, të paktën këtë radhë e ka fajin Arben Ahmetaj. Ai do mbajë përgjegjësi se nuk ka treguar si duhet se si e pi verën Edi Rama, si e bën masazhin, çfarë gjymtyrësh i fërkojnë njëherë dhe si vazhdon radha e punës. Pastaj do shkohet tek vera, si e hapte, si e provonte a kishte tapë, si shërbehej, çfarë përmasash kishin gotat, dhe çfarë temperature kishte vera. Madje shkohet tek purot, a janë kubane apo të Kosta Rikës, a janë nga ato mbi 300 euro copa, apo të thjeshta, e kështu me radhë. Këto janë gjëra që tërbojnë turmën, pasi ata kanë nevojë për më shumë detaje që të nxisin imagjinatën në këtë pikë.

Por dhe një avantazh tjetër e ka Beni në këtë rast. Sado të mblidhen, qoftë 1 mijë, 2 mijë, 5 mijë a më shumë, ajo do të quhet protesta më e madhe në histori. Ky rregull nuk ndryshon kurrë.

Përtej këtij rregulli të paracaktuar, do të bëhet një klasifikim brenda PD-së se kush mbledh më shumë njerëz: Lulzim Basha kur bënte protestat tek çadra apo ato të bojkotit të 2019-s, Sali Berisha me ata që mblidhte kundër Lulzim Bashës, apo këta që po mbledh Arben Ahmetaj përmes opozitës kundër qeverisë.

Dhe këtu duhet bërë pak kujdes. Në rast se, larg qoftë, Arben Ahmetaj mbledh më shumë njerëz sesa Sali Berisha, nuk duhen bërë krahasime. Do thuhet që ishte protestë e përbashkët e Arben Ahmetajt me Sali Berishën. Vetëm nëse dalin pak veta, do t’i mbetet përgjegjësia Arben Ahmetajt. Dhe në këtë rast do ketë dhe një kërcënim nga opozita për jetën e tij që të bëhet dhe më e sigurt pasiguria për jetën e tij.

Pra, në një farë mënyre, ndryshe nga të gjitha protestat e derisotme të Berishës që bëheshin për t’u njohur Berisha si udhëheqësi i PD-së, kjo është protesta e parë që e ka marrë udhëheqësinë hua qyshkurse Berisha u njoh si udhëheqës.

Pra, nëse deri më sot të gjitha protestat bëheshin për të treguar që nuk është Luli udhëheqës, por Berisha, kjo bëhet për të treguar që nëse nuk besoni Berishën, së paku besoni Arbenin.

Kjo tregon një lloj mëdyshjeje për t’i dalë armikut përballë me portretin e Berishës. Mendojnë që i tremb më shumë Arben Ahmetaj, ndaj e kanë marrë hua nga të Edi Ramës, për të testuar shpirtin luftarak të PD-së. Vetëm duhet bërë kujdes: mos e përmbysni nesër Edi Ramën, se pastaj i bie të merrni pushtetin dhe kështu zhduken dhe arsyet përse i rrezikohet jeta Arben Ahmetajt.

Mos shkoni deri këtu, se pastaj do të jeni mosmirënjohës.

Next Post
Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Comments 1

  1. Leka says:
    11 months ago

    Megalomania e Edi Rames beri hahdutin Arben Ahmetaj zv.kryeminister. Turp qe tallet me sicialistet duke emeruar sharlatan ne qeveri. Dhe Ahmetaj i ktheu nderin ne TV

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

January 10, 2026
Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

January 10, 2026
Fluks i pazakontë në pediatri, urgjencat e lagjeve janë bosh. Prindërit kanë mungesë besimi apo informacioni?

Në QSUT shkojnë mbi 200 urgjenca në 24 orë, infektimet drejt pikut edhe tek të vegjlit

January 10, 2026
“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

January 10, 2026
Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

January 10, 2026
I dënuar me 6 vite heqje lirie dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari

I dënuar me 6 vite heqje lirie dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari

January 10, 2026
Kush është Can Yaman, u arrestua në Turqi pas një hetimi për trafik droge! Ish-avokati që u bë aktori më i famshëm turk..

Kush është Can Yaman, u arrestua në Turqi pas një hetimi për trafik droge! Ish-avokati që u bë aktori më i famshëm turk..

January 10, 2026
Habit gazetari-“Më kërcënoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë para disa vitesh!” Elton Tozaj: Pres prokurorinë. Personi që denoncova, a po mbrohet nga policia?

Habit gazetari-“Më kërcënoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë para disa vitesh!” Elton Tozaj: Pres prokurorinë. Personi që denoncova, a po mbrohet nga policia?

January 10, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Brenda banketit të Vuçiçit në Beograd me një kriminel lufte, me derrkuc në hell

January 10, 2026
Pse u katandis ‘protesta kombëtare’ e Berishës me 300 vetë?

Partia Demokratike thërret protestën kombëtare të radhës, kur do të zhvillohet

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In