• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë me diversantët tanë

by Frrok Çupi
04/10/2020 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Kjo duhej të ishte dita e tretë e vjeshtës së dytë, por duket si ditë në mes të verës. E shtunë, por më e zhurmshme se e hëna. Gjiri i Lalëzit nuk ka njeri të gjallë nga ata që i kanë dhënë hije frike bregut të detit ku pat ndërtuar kishën e tij vetë Gjergj Kastrioti. Këta tani janë të ardhur, ose diversantë pronash, më parë nuk kishin asnjë lidhje as me detin e as me krishterimin e Shën Pjetrit…

Liderët, të gjithë me fitime nga postet e larta në pushtetin e popullit, me vila misterioze si të El Chapos në Meksikë, rrallë i lënë vilat e largohen. Por sot ndodhi ndryshe: Të gjithë u sulën në Tiranë.

Çfarë ndodhi në kryeqytet?

Ilir Meta u vendos në zyrën e presidentit të Republikës me mendjen në Gjermani. Që në ora 09.00 njofton median se i ka dërguar letër presidentit të Gjermanisë ku e uron për bashkimin e dy Gjermanive në fund të luftës së Ftohtë. Pak më vonë do të vinte në zyrë nënsekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach. Nënsekretari amerikan vjen në Tiranë me misionin më të madh gjatë 30 vjetëve- nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Por presidenti, në fillin të dits do të faqoste letrën për festën e Gjermanisë. Nënsekretari amerikan nuk kishte shumë rëndësi për presidentin; tani Amerikën e kanë shpallur armik në heshtje si presidenti edhe të tjerë në opozitë. Nënsekretari, sipas tyre, ka bërë një gabim të madh, e ka mbështetur gjithë misionin te zyra e kryeministrit Rama, me të cilin Meta është në armiqësi…

Opozita, dmth Meta si zemër e saj dhe Basha, e ndërtuan gjithë linkun e ditës me Gjermaninë, ndërsa Amerikën ia lanë qeverisë.

Edhe Basha uroi nga shpirti për një ngjarje që ka ndodhur 30 vjet të shkuara në Gjermani, por uroi me një dinakëri, duke nënvizuar njësoj si Meta se ‘ne opozita kemi Gjermaninë’. Luli tha se ‘Gjermania është mbështetësja më e madhe e integrimit në BE’. Amerika mbeti jashtë derës së Bashës.

Që një natë më parë analistët pranë opozitës erdhën rrotull nëpër studio televizive dhe thanë se ‘besojnë te Bundestagu’ gjerman. Madje thanë edhe se Trump i Amerikës nuk e di se ç’bën kur thotë fjalë për Shqipërinë e Kosovën.

Kështu u ndërtua gjithë dita mes diversantëve tanë që zbarkojnë te aleatë të ndryshëm.

Askush prej këtyre deri më sot nuk ka dashur t’ i shkruajë një copë letër presidentit amerikan Donad Trump, që t’ i urojë shërim të shpejtë nga gjendja e rëndë e koronavirusit ku ndodhet. Vetëm kryeministri Rama e bëri këtë urim sot që nga tryeza zyrtare me nënsekretarin amerikan të Energjisë, Krach.

As kjo nuk është pa ngarkesë. Presidenti Trump, pardje i ka shkruar letër kryeministrit Rama, ku e falënderon për ‘lidershipin në vend’ dhe dy qëndrime madhore në politikën botërore në krah të Perëndimit. Edhe sekretari i shtetit amerikan sot e quajti Ramën ‘ një lider i vërtetë’. Këto janë pika të zeza në skanerin e opozitës për Amerikën.

Prej kohësh mes opozitës dhe qeverisë është shfaqur fenomeni i diversantit. Ideja ka hyrë deri në radhët e militantëve të partive; ndonjëherë e gjen edhe në analizat, sigurisht të cekta, të analistëve. Por ama po adaptohet strategjia se ‘ BE përkëdhelet nga opozita’, duke nënkuptuar se ‘Amerika nuk na intereson, Amerika ka Ramën’. Nganjëherë duket si ‘sjellje fëmijësh’, por në fakt është një lojë e rëndë politike. Opozita bashkë me Metën janë gati t’i i sulen Amerikës në çdo moment që do të mendojnë se ‘diversionojnë’ me mbështetjen e BE. Por kjo nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë kurrë. Diversantët realë shqiptarë të pas- Luftës së Dytë e thurnin këtë ëndërr për përmbysjen e komunizmit, por ata e thurnin ëndrrën në kushtet e zorit ku ndodheshin.

Edhe këta janë në hall, por në një mënyrë tjetër: Gjithë liderët kryesorë të opozitës janë të ndaluar të hyjnë në shtetet e Bashkuara si persona që mund të ndotin atmosferën amerikane me korrupsionin e tyre, vetë Basha është edhe në një gjykim për lidhjet me Rusinë në afera me amerikanët.

Meta ka edhe një inat më shumë: Sapo u zgjodh Trump si president në Amerikë, shqiptari Meta përdori postin, financa dhe lobin grek për të mundësuar një takim në administratën e re amerikane; por kjo nuk u lejua kurrë. Prandaj nuk i del kurrë inati Metës që ka thënë se është i gatuar si Avni Rustemi dhe si Mehmet Shehu. Ndërsa Luli e ka bërë diferencimin që në vitin 2016, ai nuk pranoi të marrë pjesë në Konventën e Republikanëve, mori pjesë vetëm në Konventën Liberalëve Demokratë, duke krijuar një ‘diversion’ edhe brenda Amerikës.

Opozita e tanishme ishte ‘shtet’ dhe pushtet në vitin 1992, kur Amerika ofroi Memorandumin e parë të bashkëpunimit me Shqipërinë. Por qeveria shqiptare i ktheu kurrizin dhe e ankoroi Shqipërinë si anëtare në Organizatën Islamike, me status politik, përkundër Amerikës. Atëherë Memorandumi amerikan u bë zero. Amerika mundi të besojë vetëm tani, pas 28 vjetësh, që me qeverinë shqiptare të ndërtojë Memorandumin e Bashkëpunimit.

…Të gjithë diversantët sot kishin ditën me aktive, por në fakt në këtë drejtim lëvizin pandërprerë: diversion ndaj dy anëve të Perëndimit. Të shohim në cilin mal do të bien parashutat e  tyre, përveçse në Lalëz dhe Hamallaj ku u kthyen menjëherë që sot.

Next Post
Me dy pistoleta, kokainë dh dorezë hekuri në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Me dy pistoleta, kokainë dh dorezë hekuri në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    5 years ago

    Fantastik!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In