Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku u pyet nga prokurorët e Posaçëm lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.
Dosja Tropoja do të ketë zhvillime të reja tha pak kohë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha. I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Hoxha tha se kjo është një dosje që politikës nuk i intereson e vërteta, por pavarësisht kësaj, gjithçka një ditë do të zbulohet.
“Dosja Tropoja është një histori që vijon akoma dhe do ketë zhvillime të reja sepse është një histori që nuk ka mbaruar asnjëherë. Është një histori që futet politika dhe nuk i intereson e vërteta, por do të ketë të reja. Kështu që edhe 21 janarin unë e kam parë në këtë vazhdë, së pari njëherë është një çështje e rëndësishme që përbën interes për publikun, është një çështje mediatike se për mua ajo ka qenë një nga ngjarjet ku media dëshmoi se sa e rëndësishme është në shoqërinë e një vendi, sa peshë ka.”, u shpreh Hoxha./m.j