• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë do të dëgjojmë, se “puna e komisarit (Berishës) ishte loja”

by Artur Ajazi
19/09/2021 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Përjashtimi i Sali Berishës nga grupimi parlamentar i Partisë Demokratike, duket si një gjë e stisur, më tepër se një vendim zyrtar i asaj partie politike seroze. Kjo për faktin sepse, gjë e saktë  dhe e besueshme, do të ishte në rast se Lulzim Basha vendoste të përjashtonte nga partia njeriun e shpallur “non-grata”.

Sepse e vërtetë dhe serioze do të ishte, që Lulzim Basha të dilte publikisht edhe para Parlamentit,dhe tu tregonte me vepra bindëse shqiptarëve, se ishte me amerikanët. Por ai, siç ka luajtur gjithë këto vite me demokratët  apo dhe pasuesit e tij të flakur pabesisht, duket se diçka po “luan nën rrogoz” edhe me amerikanët. Kurrë nuk do të besoj, se Lulzim Basha e ka serozisht “përjashtimin e Berishës”.

Kurrë nuk do të besoj, se Lulzim Basha është korrekt dhe i sinqertë me amerikanët, kur dihet si është sjellë, dhe si i ka mashtruar ata për 8 vite në opozitë. Thonë se “huqi del me shpirtin”, ndaj nuk ka se si, të mos besoj se, edhe “vendimi i tij për Berishën” dhe deklarata se “nuk ka kthim pas”, një ditë të bukur do të duken si ajo shprehja e famshme e Ndrek Lucës tek filmi “Dueli i Heshtur”, se “puna e komisarit ishte loja”.

Ashtu ka për të ndodhur edhe me Bashën, kur një ditë do të na shfaqet dhe do të deklarojë se “përjashtimi i Sali Berishës  nuk ishte i nevojshëm”. Prova më e fortë dhe argumenti më real i këtij parashikimi është deklarata e tij para 2 ditësh, kur tha se “Sali Berisha ka kontribute të çmuara në vendosjen e demokracisë në Shqipëri, ai padyshim mbetet lideri historik i Partisë Demokratike”. Asgjë nuk duhet ti marrim seriozisht Bashës, edhe kur thotë se “jam me amerikanët, jam perëndimor” pasi takon zonjën Kim, ashtu siç për 8 vjet asgjë nuk bëri për opozitarizmin, edhe pse përhapte vetë tymnajën se “gjithçka e vendos Berisha në PD”.

Dhe në fakt, Lulzim Basha ka shumë “histori” me Berishën, të cilat një ditë ai (Doktori) mund ti nxjerrë nga arkiva e tij, dhe t’ja servirë organeve kompetente, në rastin më të parë ambasadores së SHBA-së zonjës Kim. Askush nuk e beson, se Doktori ka ndenjur si guak , si gjatë periudhës 8 vjeçare kur qeveriste, ashtu edhe gjatë 8 viteve të tjera kur Basha drejtonte de jure partinë e tij. Eshtë në natyrën e Sali Berishës, faktmbledhja për bashkëpunëtorët, vartësit dhe cilindo, që nesër do të përpiqej ta sfidonte, largonte apo akuzonte.

Sinjalet e para Saliu i ka dhënë vetëm 24 orë pas vendimit të Bashës, kur deklaroi se “e kam mbajtur dhe shpëtuar disa herë, kur ai ka qenë në  situata kritike edhe brënda Partisë Demokratike”. Shumë prej deklaratave të Berishës, nënkuptojnë reagime të egra të mëvonshme të tij, në rast se Lulzim Basha do të vazhdojë me kokëfortësi në rrugën e nisur. Ai e di fare mirë se, Basha kurrë nuk do të guxojë ta përjashtojë as nga partia, dhe as nga selia e saj, aq më tepër nga Këshilli Kombëtar i partisë.

Hamendësimet se “vendimi i përjashtimit nga grupi parlamentar është lojë”, janë më të besueshme kur Basha deklaron se “jam i gatshëm të takoj Berishën në çdo moment”, a thua se mes tyre ka vite që ekziston heshtja. Hapi i Lulit nuk do të shkojë më gjatë se “vendimi i marrë”, ndaj Berisha ka vendosur ta shpjerë deri në fund skenarin, duke e nisur me takimet e tij me bazën, dhe pastaj duke arritur tek pika kulmore, “caktimi i një takimi pune me Lulin për të mirën e partisë”. Kjo edhe për faktin sepse Lulzim Basha e di fare mirë se, përçarja e bazës nuk do ti japë kurrë atij fitoren  e shumëpritur, pale të mendosh se një ditë ai mund të bëhet kryeministër, pa “hijen” dhe ndihmën e Berishës….

Next Post

Lulzim Basha ka të drejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In