• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një detyrë qytetare”, Kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori italian dhurojnë gjak për njerëzit në nevojë

by Java News
15/04/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas punës së përditshme për pastrimin dhe marrjen e masave nëpër tregjet publike, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Italisë në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizuan dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Nisnës iu bashkua sot edhe kryebashkiaku Erion Veliaj me ambasadorin italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci, të cilët ftuan qytetarët të kontribuojnë për bankën e gjakut, aq shumë të domosdoshme për njerëzit që kanë nevojë. Veliaj falenderoi ambasadorin italian, ndërsa theksoi se aftësia e një kombi dhe e një komuniteti është që të menaxhojë të gjitha nevojat.

“I jam shumë mirënjohës ambasadorit italian që ka organizuar një fushatë për dhurimin e gjakut. Ndonjëherë, kriza e radhës na mbulon krizat e tjera; ndodh të harrojmë shpejt tërmetin sepse kemi epideminë, por ndërkohë me tërmetin dhe epideminë, harrojmë talaseminë dhe nevojat e tjera për gjak. Aftësia e një kombi, e një komuniteti është të mbajë fokusin në të gjitha krizat që duhen menaxhuar; pra, edhe epideminë ta menaxhojmë me seriozitet, edhe pasojat që la pas tërmeti t’i rikuperojmë, ama mos të harrojmë përditshmërinë e disa nevojave, siç janë nevoja për dhurimin e gjakut”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo periudhë tregoi edhe njëherë lidhjen e veçantë që kanë Shqipëria dhe Italia. Duke falënderuar ambasadën Italiane që iu bashkua nismës për dhurimin e gjakut, Veliaj theksoi se Italia njihet për artin, për kulturën, për modën, për ushqimin, por mbi të gjitha për solidaritetin si një komb i hapur dhe bashkëpunues.

“Sot kemi dhënë atë kontributin e përditshëm për marrëdhëniet e dy popujve, që mbi të gjitha i bashkon solidariteti dhe pastaj të tjerat. Kështu që, mezi pres që javën tjetër t’ia kalojmë stafetën një institucioni tjetër sepse veç kështu tregojmë që ne dimë të menaxhojmë disa kriza njëkohësisht, edhe pandeminë, edhe tërmetin, edhe nevojat e përditshmërisë”, u shpreh kryebashkiaku.

Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci u shpreh se është një detyrë qytetare për të gjithë që të japin kontributin e tyre, sado të vogël, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për dhurimin e gjakut. Unë kam dhuruar gjak vazhdimisht, në Itali, që kur isha i ri, gjatë periudhës së studimeve në Universitet. Mendoj se është një detyrë qytetare për të gjithë ne, të japim kontributin tonë, sado të vogël. Jemi në dijeni se ka një mungesë gjaku në spitalet shqiptare, ndaj edhe morëm këtë iniciativë. Ambasada është gjithnjë pranë miqve tanë, pranë Shqipërisë dhe kur është e nevojshme, ne ndërhyjmë. Jam i kënaqur nga prania e kryetarit të Bashkisë, nga prania e gjithë mjekëve tanë, të gjithë dhuruesve që sot do të dhurojnë gjak. Është diçka e rëndësishme! Le të dhurojmë gjak sepse bën mirë për të gjithë ne”, nënvizoi ambasadori Fabrizio Bucci.

Nisma e dhurimit të gjakut do të vijojë edhe në ditët në vijim për të ndihmuar fëmijët talasemikë me nevojat për gjak, por edhe njerëzit e tjerë në nevojë këto ditë të vështira si pasojë e COVID-19.

Next Post
Fituan betejën me koronavirusin, deputeti Alimadhi dhe mjeku Xhaxho mes të shëruarve ditën e sotme

Fituan betejën me koronavirusin, deputeti Alimadhi dhe mjeku Xhaxho mes të shëruarve ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In