• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një dëshmi në 10 vjetorin e krimit të pandëshkuar të Gërdecit

by Java News
14/03/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga RESUL RESULAJ/

15 marsi i vitit 2008 ishte një ditë tepër e bukur. Dielli i harlisur ngrohte Vorën në të shtunën e asaj pranvere. Qielli ishte i gjithi i kaltër, cicërimat e zogjve dëgjoheshin kudo dhe blerimi kishte pushtuar të gjithë kodrat përreth. Nuk mund të gjeje në mesditën e asaj dite asgjë tjetër përveç harmonisë perfekte mes kaltërsisë qiellore dhe gjelbërimit tokësor. Në orën 12:10 gjithçka do të ndryshonte. Qielli shumë shpejt do të nxihej, jo prej reve që paralajmëronin shiun, por prej tonelatave të barutit, mijëra predhave dhe raketave. Asokohe sapo kisha mbushur 16 vjeç, isha në vitin e dytë të Shkollës së Mesme dhe banoja në lagjen Muçaj të Vorës, në vijë ajrore jo më larg se 3 km nga fabrika e Demontimit të Armëve në Gërdec. Nga korda ku jetoja kishte një fushëpamje shumë të qartë të gjithçka ndodhi në atë ditë.

Presupozohej që për punëtorët e asaj fabrike atë ditë të ishte një ditë pushimi, po makutëria njerëzore dhe babëzia e drejtuesve të kësaj fabrike për të fituar para nga puna e këtyre njerëzve të varfër i kishte detyruar ata të punonin, gjë që për disa prej tyre do të ishte gjëja e fundit që do të bënin. Zhurmat e predhave bënë që të gjithë të kthenin sytë drejt asaj fabrikë të mallkuar. Shpërthimet e para shkaktuan shok dhe tronditje për të gjithë banorët e Vorës, diçka po ndodhe dhe sigurisht që ajo nuk mund të ishte një gjë e mirë. Vala e parë goditëse theu dhe shkatërroj gjithçka që mund të gjente deri në dhjetra kilometra larg kraterit të shpërthimit. Ky shpërthim do të pasohej edhe nga dy të tjerë të po atyre përmasave. Paniku dhe kaosi pllakosi të gjithë Vorën dhe rrethinat, çdokush mundej të shpëtonte sa më parë veten dhe të afërmit e tij. Unë së bashku më nënën dhe motrën, u munduam të largoheshim sa më shumë të ishte e mundur nga ai ferr, pakthyer kokën pas për asnjë çast.

Ngjarjet perciptuan shumë shpejt për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Duhej kohë për të kuptuar se ajo çka ndodhi në të vërtetë atë ditë të Shtune është një prej ngjarjeve më tragjike të tranzicionit shqiptar. Disa gjëra mund të kenë ndryshuar për banorët e Vorës prej asaj kohe, por e vetmja gjë që nuk mund të shërohet është një shpirt i plagosur.
Fytyra e vërtetë e padrejtësisë në Shqipëri është mishëruar qartësisht në rastin e tragjedisë së Gërdecit. Është pikërisht kjo drejtësi e kapur e cila ka vrarë shpresën e shqiptarëve për 28 vjet. Kjo çështje e zvarritur prej kaq vitesh nëpër dyert e gjykatave, e ka bërë tragjedinë e Gërdecit simbolin e padrejtësisë.Një dekadë më pas ende shumë pyetje ngelen pa përgjigje. Përse shkaktarët e vërtetë të këtij krimi me përmasa Gjatë gjithë qeverisjes së tij kryeministri Berisha, mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e tij dhe të djalit të tij në procesin e demontimit të armëve, pavarsisht se faktet e treguara periodikisht në media tregojnë të kundërtën. Për shembull, së çfarë po bisedonte në telefon djali i ish-Kryeministrit me Ministrin e Mbrojtjes dhe Drejtorin e Fabrikës së Demontimit pak çaste pas shpërthimit. Ky fakt ashtu si edhe shumë të tjera janë zbuluar nga tabulatet telefonike ku rezulton se djali i ish-Kryeministrit komunikonte me këta persona minimumi tre herë në ditë dhe çështjet e bisedës nuk është e vështirë të kuptohen se cilat ishin.
Po ashtu rrënqethës është fakti se një prej autorëve kryesor të këtij krimi shtetëror, Fatmir Mediu ende sot fsheh pas syzeve të errta që mban gjatë gjithë kohës, peshën e krimit që ka bërë.

Akoma më rrënqethës është fakti që ky njëri është një prej përfaqësuesve tanë në Parlament, është përfaqësuesi im po ashtu edhe përfaqësuesi yt. Mediu flet në Parlament, në studio televizive dhe kudo tjetër që i jepet mundësia për demokracinë dhe për të ardhmen e vendit. Si është e mundur që në këtë fabrike me dijeninë e tij demontoheshin armë jashtë çdo standarti, shfrytëzoheshin fëmijët e moshës 10-12 vjeç (fakt i vërtetuar nga pamjet filmike) dhe më tragjik është fakti që këto armë me orgjinë kineze trafikoheshin për t’u përdorur nga ushtria amerikane.

Në këtë dekadë të kësaj ngjarje tragjike lutjet dhe lotët janë për ata fëmijë, gra dhe burra që humbën jetë tragjikisht në atë ditë pranvere. Thonë se shpresa nuk vdes e fundit edhe pse për këtë ngjarje shumë pak shpresë ka mbetur për të zbardhur të vërtetën dhe çështë më e rëndësishmja të vendoset drejtësi.

Next Post
Antimiting në Vlorë? Rama: U shqetësua Mavroboja… Nuk kemi ku të ulim njerëzit

FOTO/ "Tullac- Qorr", Rama sherr me komentuesin në rrjetet sociale për uljen e papunësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In