• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një debat “shqiptar” me Kancelarin Scholz

by Skënder Minxhozi
25/06/2024 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një debat interesant që nuk mori vëmendje në ambjentin shqiptar, ndodhi para pak ditëve në Berlin në kuadrin e Samitit të Qeverisjes Progresive. Akademikja shqiptare Lea Ypi debatoi për rreth një orë në panelin ku ndodhej edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Në një përballje interesante idesh rreth të ardhmes së Evropës dhe rolit të klasës politike evropiane në këtë proces, Lea Ypi u shpreh me të drejtë se Evropa e Bashkuar nuk po zhvillohet më si një ide sublime dhe si një projekt i cili kërkon debat, reflektim dhe vizione të reja, por si një cirk fytyrash dhe stemash të cilat ngjajnë me një garë menaxherësh dhe figurinash që merakosen për karrierat personale, më shumë sesa për fatet e projektit të përbashkët. Ajo që nga shumë anë shihet si një krizë lidershipi në Evropë, është sipas Ypit pasojë e degradimit të rolit dhe misionit të politikës, si një angazhim aktiv për të bërë të mundur atë që duket e komplikuar, e largët dhe e pamundur.

Ka rënë politika si profesion, si angazhim, si aspiratë, kanë fituar “politikat”, “platformat”, “matricat” e plot formula të tjera uniforme, që e kanë dystuar spektrin politik larg pozicioneve klasike ideologjike, drejt një sjelljeje identike pa ngjyrë e pa formë, ku nuk kuptohet më çfarë është e djathtë e çfarë është e majtë. Kanë mbetur disa tema të nxehta si emigracioni, raca e feja, që kryesisht i ka bërë të vetat ekstremi i djathtë, i cili ka kundër në këtë rast gjithë të tjerët.

Kjo prerje e pazakontë e elitave politike në Evropë në këtë moment, po standartizon në sensin negativ të termit, atë që politika mund dhe duhet t’u ofrojë qytetarëve. Po duket e panevojshme të votohet, pasi “të gjithë një surrat kanë”. Kjo ka bërë që gjithnjë e më pak votues të marrin pjesë aktivisht në procesin politik, ndërkohë që votuesi i të djathtave ekstreme nuk vuan fare nga përtesa për të vajtur në zgjedhje.

Në vitet e Luftës së Ftohtë mbahet mend një shprehje e famshme e Sekretarit Amerikan të shtetit Henri Kisinger, i cili thoshte “dua t’i telefonoj dikujt në Evropë, po nuk di se kujt”! E të mendohet se shprehja e Kisinger bënte fjalë për vakumin evropian në një epokë kur kontinenti i vjetër njihte fillimisht Adenauerin e De Golin, e më vonë Pompidunë, Vili Brand e Margaret Theçer apo Fransua Miterrand.

Edhe në Shqipëri, si në Evropën që kritikon Ypi, ka humbur politika dhe kanë mbetur politikat. Edhe këtu tek ne forcat politike janë shndërruar në një variant banal bordi banke apo firme tregëtare, të drejtuara nga liderë që merakosen nga mëngjesi në darkë për të kapur sa më shumë klikime (vota) për vete, por pa dhënë asnjë garanci dhe shpjegim se çfarë do të bëjnë me to nesër kur të jenë në pushtet.

Prej vitesh ndodhemi në një cikël të mbyllur ku duket sikur ka përplasje, konflikte e tension, por ku në fakt pak ose aspak gjëra ndryshojnë në substancën e asaj që politikanët thonë. Është konsoliduar tashmë idea se ndryshimi nuk vjen me votën, se mund të ndryshosh politikanët dhe kampet politike, por nuk mund të ndryshosh politikat bazë të zhvillimit të vendit, nuk mund të prekësh interesat ekonomike që lidhin elitën drejtuese me grupet financiare e ekonomike, të cilët rëndom i quajmë “oligarkë”.

Në botë ky fenomen njihet qysh nga fillimi i kohërave, por në Shqipëri, siç ndodh rëndom, shfaqja e tij është edhe më agresive, edhe më e skajshme, edhe më brutale. Fakti është që sot politika shqiptare është e shitur dhe e blerë për një copë bukë tek ata që vendosin piketat e zhvillimit, që bëjnë investimet, që përfitojnë nga lobimi në parlament për ligje, licensa, rregullore e emërtesa të caktuara, që i japin drejtim erës sipas trajektores më të volitshme e fitimprurëse.

Shngjyrimi i partive politike shqiptare nuk është vetëm një dukuri estetike e qendrës së Tiranës, por shpreh bjerrjen e vetë pozitës dhe rolit të politikës në vendin tonë. Kur PS bëhet mavi apo kur PD ndahet në njëqind shtëpi që reklamojnë të njëjtën stemë, ky nuk është vetëm një problem bojrash apo stemash, por është lakmuesi më i sigurt se politika ka dalë nga binarët e saj klasikë. E kur themi klasikë nuk nënkuptojmë asfare horrorin e viteve ’90, por nënkuptojmë atë standart që e bën politikanin të përgjegjshëm ndaj ligjit dhe më të frikësuar përballë shkeljes e abuzimit me pushtetin. Bëhet fjalë për politikën si bindje dhe angazhim, e jo si garë tenderash e licensash.

Partitë politike që kthehen në banakun e interesave kalimtare të atij që ka më shumë para, duke harruar çfarë përfaqësojnë, pse janë votuar, çfarë kanë premtuar dhe çfarë do të thonë ditën që do t’u duhet të bëjnë bilancin – këto parti (ku bëjnë pjesë absolutisht të gjitha siglat e mëdha e të vogla shqiptare) rezultojnë sot si problemi numër një në krijimin e hendekut mes qytetarit dhe përfaqësuesve të tij të zgjedhur me votë. Qindra mijë shqiptarë refuzojnë të votojnë në të gjithë vendin sepse e kanë kuptuar se vota e tyre nuk bën dallimin që duhej të bënte. Rotacioni që nuk sjell ndryshim fryn radhët e abstenimit, si refleks imediat i pakënaqësisë së votuesve ndaj politikës. I filtruar e i zbërthyer në realitetin e vogël banal shqiptar, ky duket të jetë mesazhi i drejtë i asaj që Lea Ypi ja tha në sy kancelarit të vendit më të madh të Evropës.

Next Post
Saimir Tahiri, lideri i pakohë!

Euro 2024, testamenti i shqiptarëve për botën!

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Frika që Evropa të shkrihet që në letër është evidente. Pra nuk do shumë mend se nëse shkohet kështu duke anashkaluar thelbin e shkatërrimit, nuk do të jetë e largët dita që të kemi një BE-xit.pra secili për vete si shtet dhe zoti për të gjithë. Këtu do bëjnë qef shtete të mëdha që do gllabërojnë më të voglat kur tju teket.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In