• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një cikël artikujsh para zgjedhjeve amerikane

by A R
03/12/2015 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç dihet, Shtetet e Bashkuara kanë filluar tashmë fushatën zgjedhore për garën presidenciale të vitit të ardhshëm, dhe debatet brenda dy partive kryesore në fazën e tanishme primare, prej ku do të dalin të dy kandidatët që do të përballen më 8 nëntor 2016, janë karakterizuar nga mjaft zhvillime interesante. Dhe popullariteti i kandidatëve si mjeku neurokirurg Ben Carson apo senatori Ted Cruz në mes të grupit të larmishëm të atyre që konkurojnë në partinë Republikane, ka sjellë edhe një herë në pah rolin e fuqishëm e të pazëvendësueshëm të votuesve kristianë ungjillorë në jetën politike të vendit. Ky grup i elektoratit përbën deri tashti mbështetësin më të rëndësishëm të këtyre kandidatëve, duke dëshmuar për ndikimin e madh të besimit fetar në vendimmarrjen politike amerikane, një dukuri kjo e cila jo vetëm që ka rrënjë të thella historike, por përbën gjithashtu edhe një veçori të spikatur në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara të Perëndimit.

Për t’i paraqitur lexuesit një vështrim të përgjithshëm mbi rolin e këtij faktori në historinë dhe politikat e superfuqisë botërore, revista Java do të botojë në vijim një seri artikujsh nga Dr. Ernest Nasto, ekonomist dhe studiues i politikës amerikane, me banim në Detroit, Michigan. Z. Nasto e ka nisur karrierën e tij profesionale si pedagog i ekonomisë ndërkombëtare dhe i politikës ekonomike, fillimisht në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës e më vonë në Francë, në Institutin e Studimeve Politike, në Aix-en-Provence. Prej vitit 1997 është vendosur në Shtetet e Bashkuara dhe ka kaluar në sektorin privat si analist financiar e konsulent tatimor, por duke ruajtur një interes e pasion të veçantë për studimin e ekonomisë e politikës amerikane. Në këtë kuadër Dr. Nasto ka zhvilluar vitet e fundit një numër leksionesh të hapura rreth temës në fjalë në institucione të ndryshme universitare të Shqipërisë e Kosovës, duke botuar gjithashtu edhe mjaft artikuj në mediat.

Materialet që do të sjellim në revistën tonë janë marrë nga libri i këtij autori me titull “Një komb nën Zotin – besimi fetar dhe politika në SHBA” që do të botohet së shpejti. Në këtë seri do të shtjellohen fillimisht disa nga idetë historike më themelore të ndërgjegjes kombëtare amerikane, e sidomos roli i besimit kristian në mbrujtjen e tyre. Idetë në fjalë janë ajo “popullit të zgjedhur”, e “shtetit të natyrshëm”, e “shtetit kristian”, doktrina e “fatit të qartë”, idealizimi i “tregut të lirë” dhe ideja e “kombit të pafajshëm”. Ndërsa më tej do të vijojmë me pasqyrimin e këtyre ideve bazë në politikat konkrete të kohës moderne nga ana e Shteteve të Bashkuara.

ernest-nasto

 

Next Post

Ja si e festojnë militantët e ISIS masakrën e Kalifornisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In