• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një certifikatë nderi për Kolevicën!

by Java News
08/03/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“SHARE Awards Projects Future”, një organizatë evropiane bashkëkohore e arkitekturës, e krijuar për të sjellë përpara dhe për të promovuar arritjet në fushën e ndërtimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, ka nderuar së fundmi me certifikatë nderi personalitetin e ndërtimeve z. Petraq Kolevica. Në nder të karrierës së gjatë dhe jo pak të trazuar nga sfidat e kohës dhe presioni i madh i pushtetit por jo pak dhe i strukturave të tjera.

Kjo organizatë me përvojë gati 20 vjeçare në pozicionet e tregut të Evropës Qendrore dhe Lindore shërben si një nga forumet më aktive ndërkombëtare në rajon, një burim informacioni, që përditësohet vazhdimisht, duke mbështetur trajnimin e vazhdueshëm të specialistëve dhe promovimin e talenteve të rinj.

Deri më sot, ky organizëm, “Pro Event” ka arritur të sigurojë qasjen në kulturë për kategori të ndryshme të audiencës duke organizuar ngjarje, kushtuar zhvillimeve në vend dhe duke siguruar dhe zhvilluar forma të edukimit të vazhdueshëm të specialistëve nga fusha të ndryshme profesionale, fuqizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në mënyrë të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit, edukimin qytetar dhe përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në jetën e komunitetit, organizimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe promovimin e temave, ideve dhe vlerave kulturore, përmes veprimeve për të mbështetur dialogun dhe shkëmbimin kulturor.

Ndaj nderimi për Petraq Kolevicën ka qenë i merituar sepse prej vitesh kjo organizatë është e shtrirë dhe në vendin tonë, përveç shumë vendeve të tjera të rajonit.

Historia e Kolevicës është e gjatë më së shumti prej persekutimit sesa kontributit të ndërtimeve, që gjithsesi mbeten të shumta. Projekti i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë, që u ndërtua tek vendi i kishës së Shën Gjergjit, e cila u shemb nga regjimi gjatë periudhës së vitit 1968, kur u ndalua me ligj feja, ishte tejet modern. Por, pikërisht këtu mori vërejtjen e parë. Ndërkohë, vërejtjen e dytë, e mori pasi mendoi që ngrehinën e Agjencisë Ajrore Kineze ta lyente me ngjyrën e kaltër. U quajt provokim, se “imitonte” flamurin grek, paçka se arkitekti mendoi që ngjyra e kaltër kishte simbolikë prej qiellit. Si bashkautor i projektit të Muzeut Historik Kombëtar në fundin e viteve 70′ deri në vitin 1981, do të ishte një nga projektet e fundit ku ka bashkëpunuar Petraq Kolevica dhe kjo më vonë do të ndiqej nga privacione dhe punë të tjera, por gjithnjë i përfolur.

Sot, në moshë të thyer, ai jeton ditët e tij në katin e parë në një shtëpi në cep të Unazës, pranë Bërrylit. Pothuaj i vetmuar nga njerëzit, që tashmë rendin në kohën e globalizmit, teksa jeton nën kujdesin e familjarëve të afërt. Mundohet të përkthejë dhe të qëndrojë në korrent, por gjithnjë modest dhe i larguar nga panginja e kësaj kohe. (Milosao)

Next Post
FOTOT/ Ushtria ruse nën akuzë për seksizëm dhe paradat e bukurisë për 8 marsin

FOTOT/ Ushtria ruse nën akuzë për seksizëm dhe paradat e bukurisë për 8 marsin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In