• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ceremoni festive në kryeqytet, Tirana feston vitin e ri kinez

by
28/01/2022 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri kinez u festua në kryeqytetin shqiptar me një ceremoni festive organizuar në Tiranë nga Ambasada e Kinës dhe Bashkia e Tiranës. Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik, të Institutit Konfuci, përfaqësues te biznesit dhe miq të ftuar.

Në një mjedis të zbukuruar me fenerë të kuq, ambasadori kinez Zhou Ding përshëndeti të pranishmit duke theksuar se

“Sot jemi mbledhur sërish për të ndarë gëzimin dhe lumturinë që na sjell Viti i Ri Kinez dhe ndërkohë të ndjejmë sharmin dhe vitalitetin e Tiranës, Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022 dhe qytetit simotër të Pekinit.”
Duke folur për traditën mijëravjeçare kineze të festimit të vitit të ri, ambasadori përmendi shprehjen kineze, “një vit i mirë përcaktohet nga pranvera e tij”. Një vend të posaçëm ai i kushtoi dhe Lojërave Olimpike të Pekinit ku me këtë rast përshëndeti dhe ekipin shqiptar pjesëmarrës në to, që ishte i pranishëm në ceremoni.

“Mezi pres të shoh flamurin kuqezi të valëvitet sërish në Pekin. Ndërsa festojmë Vitin e Ri Kinez që përkon me Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, le t’i shijojmë lojërat së bashku dhe duke u frymëzuar nga motoja olimpike “më shpejt, më lart, më të fortë së bashku”, si dhe slogani i Lojërave Olimpike të Pekinit “Së bashku për një e ardhme e përbashkët”., tha ambasadori Zhou Ding.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vuri në dukje se Tirana është kryeqyteti europian i rinisë për vitin 2022 dhe ftoi edhe të rinjtë kinezë të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje. Ai vlerësoi bashkëpunimin me ambasadën kineze dhe shprehu mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Kina për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë Covid 19.

“Kemi bërë disa aktivitete të përbashkëta për të cilat unë jam shumë mirënjohës. Kemi ndërtuar kënde lodrash, kemi mbjellë pa fund pemë, kemi pagodën në parkun e madh ku të gjithë zogjtë e dashuruar të Tiranës kanë një moment dhe një ndalesë reflektimi. Sigurisht dhe ndihma gjatë tërmetit dhe pandemisë për të cilën unë jam shumë mirënjohës në emër të qytetit të Tiranës dhe të gjithë qytetarëve që përfituan nga këto ndihma”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Ai përshëndeti dhe i uroi sukses dhe skiatorit shqiptar Denni Xhepa që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
“Skuadrës sonë olimpike i jap një duartrokitje. I uroj shumë sukses! Ne do të kemi një pritje zyrtare në Bashkinë e Tiranës nesër dhe për t’ju uruar sukses “

Gjatë ceremonisë nxënësve të Institutit Konfuci të cilët performuan këngë në gjuhën kineze iu shpërndanë zarfa të kuq, sipas traditës kineze të Vitit të Ri. Viti i ri kinez, i njohur si Festa e Pranverës sipas kalendarit hënor është festa më e rëndësishme e kombit kinez. Ajo tashmë ka nisur në mbarë Kinën dhe kulmon me darkën e bashkimit familjar ku shijohen ushqime tradicionale me simbolika për mbarësi dhe begati.

12 shkurti shënon Festën e pranverës në Kinë dhe viti 2022 i përket shenjës së Tigrit, duke filluar nga 1 shkurti 2022 e deri më 21 janar të 2023

/b.h

Next Post
“Oj Kosovo, Kosovo”/ E larguan nga Australia, Djokoviç ngushëllohet me këngë antishqiptare. “Harbohet” në Budva

“Oj Kosovo, Kosovo”/ E larguan nga Australia, Djokoviç ngushëllohet me këngë antishqiptare. “Harbohet” në Budva

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In