• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një çam, një grek, dhe një Nard

by
22/05/2015 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi/

Të enjten ka ndodhur diçka e pazakontë në politikën shqiptare. Në bazë të një marrëveshje, Shpëtim Idrizi është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Idrizi nuk e kushtëzoi marrëveshjen politike me praninë e Vangjel Dules nënkryetar.

Si gjithë shqiptarët e tjerë, pa kurrfarë kompleksi, ai nuk e vrau mendjen nëse duhej ta vendoste një kusht të këtillë. Por, si gjithë grekët e tjerë të politikës, Vangjeli e kushtëzoi postin e tij politik me praninë e dikujt tjetër në të njëjtin rang.

Aksioni politik i kryetarit të PBDNJ-së është pa kuptim në jetën e brendshme politike shqiptare, ku ai është zgjedhur deputet në mënyrë të rregullt. Aksioni politik është dorashka që po i hedh Athina zyrtare kreut të qeverisë së Shqipërisë. Shumë shpejt pritet që në Tiranë të kemi mysafirë zotin Aleksis Cipras, i cili pritet të vijë për t’u grindur në lidhje me çështjen e kufirit detar.

Ndoshta pak e dinë, por ky sherr vjen si pasojë e kërkimeve për naftë që po bën në detin Jon një nga kompanitë më të mëdha në botë. Thuhet se kërkimet kanë rezultuar shumë të sukseshme në anën greke, ndërsa tani, pas një marrëveshje me Tiranën, do të nisin dhe në brigjet tona. Ka gjasa që damarët e nëntokës të jenë të përbashkët, gjë që do të thotë që begatia e saj do të ndahet mes dy vendeve. Këtë Athina nuk e dëshiron, dhe trysnia që do të ushtrojë zoti Cipras nuk do të ngjajë aspak me parimet internacionaliste që frymëzojnë komunistët si ai. Kjo atmosferë e nderë po mëkohet më së miri nga shtypi grek, i cili po i hedh benzinë zjarrit duke i mëshuar nacionalizmës.

Sipas gazetave më të mëdha greke, presidenti turk, Erdogan, po e kushtëzon marrëdhënien e tij me rajonin edhe me çështjen çame. Këtu hyn në lojë Dule. Ky i fundit ka qenë në dijeni të plotë të një marrëveshje politike mes PDIU-së dhe shumicës në pushtet. Marrëveshja është thënë dhe stërthënë muaj më parë. Nëse nuk i pëlqente fakti që Idrizi do të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit, përse nuk e dha dorëheqjen kur marrëveshja u bë e njohur? Përse dje? Sepse kjo dorëheqje do ta pasurojë mërinë e zotit Cipras, i cili nga deti mund të bëjë surf tek Erdogani, dhe më tej akoma, tek çamët.

Këtyre reagimeve, tek e fundit të një loje të mirëfilltë politike, i shtohet Nard Ndoka, i cili, si gaztor i rrjeteve sociale, thotë një gjë shumë të rrezikshme: çështja çame po prish ekuilibrat fetarë në Shqipëri. Ky njeri, me siguri pa dashje, sepse nuk është aq i zhvilluar sa të arrijë në përfundime të këtilla, rikthen në vëmendje argumentet e përkatësisë fetare të çamëve. Napoleon Zerva e përdori fenë e shumicës shqiptare të Çamërisë si armë identifikimi etnik. Spastrimi nisi tek myslimanët, pasi i konsideroi turq, dhe jo tek ortodoksët, ngase i konsideroi grekë.

Shqiptarët e Çamërisë, në shumicë dërrmuese shekullarë, si kristianë, si muhamedanë, nuk e pranuan identifikimin me etninë turke, ndaj nuk morën vaporët që i prisnin për Izmir, por zgjodhën të vinin përkohësisht në Shqipëri, ku ngecën falë shokut Enver, dhe u trajtuan si muhaxhirë, ashtu siç i koncepton Nardi. E njëjta tezë e përkatësisë fetare u përdor nga serbët në vitin 1999, kur nisën spastrimin e Kosovës, dhe po e përdor sot Jankullovska e Gruevski ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Shpëtim Idrizi është sot nënkryetar i Kuvendit sovran të Shqipërisë, sepse u zgjodh me 73 vota të ligjvënësve. Nëse kjo zgjedhje e tij komentohet jashtë sinoreve të mëvetësisë sonë, bie në rolin e sulmuesit të skemës taktike të Vangjel Dules dhe këshilltarëve të tij athinjotë! /tesheshi.com/

Next Post

Mesazhet nga Siria; shqiptari i zhgënjyer nga xhihadi vritet nga ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In