• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një çadër e vogël

by S M
07/03/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

E vogël jo vetëm si masë protestuesish. Sepse edhe ata janë pak. E vogël për nga argumentet që po jep me kalimin e ditëve, për bllokimin e jetës politike, të reformës në drejtësi dhe të zgjedhjeve të ardhshme. Që nga 18 shkurti, kur mijëra demokratë u derdhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha ka parë sesi rrethi atyre që mbështesin çdo ditë kërkesat e opozitës, ka ardhur duke u ngushtuar. Tashmë jemi mësuar me pamjen e pak qindra burrave, grave e të rinjve që duken sikur janë duke u sorollatur në ndonjë qendër tregëtare, më shumë sesa në një grumbullim politik që kërkon të sjellë një Republikë të Re! Prej ditësh aty ka më shumë gazetarë, operatorë dhe funksionarë lokalë të PD, sesa manifestues. Një detaj që flet jo pak për peshën reale që nisma e 18 shkurtit ka sot në ambjentin shqiptar. Protestë burokratike ka, frymë popullore jo!

Prej 17 ditësh çadra e bulevardit vijon të mbajë lart vëmendjen mediatike dhe debatin politik. Në këtë prizëm ajo është padyshim një sukses i opozitës, krahasuar me katërvjeçarin hibrid dhe pa pigment pas vitit 2013. Por kur këtij suksesi kërkon t’i shtosh edhe disa objektiva të tjerë dukshëm më të “rëndë”, punët ndryshojnë. Duhet përkrahje popullore shumë e madhe sesa kufinjtë fizikë të një çadre, duhet frymë popullore që të trondisë qeverisjen, por duhen edhe argumenta e logjikë e fortë politike, për të justifikuar qeverinë teknike, mosvotimin e Vetingut dhe braktisjen e Parlamentit, ku të kanë çuar votat e përkrahësve të tu!

Lulzim Basha, siç po shihet rregullisht prej 18 shkurtit, e ka gjithnjë e më të vështirë të flasë e të mos bërtasë, të logjikojë e të mos hedhë në ajër fraza patetike, t’i përballë e të mos i përvidhet fakteve dhe realitetit, të argumentojë politikisht e të mos bëjë kërcënime emocionale që sfidojnë Ramën, Metën, ambasadorët, Mogerinin, europarlamentarët, zëdhënësat e Brukselit dhe gjithkënd tjetër që ndodhet brenda kufinjve të kësaj liste. Trajektorja e një partie politike qëndrore ka zbritur gradualisht nga podiumi i rolit sublim që ka një forcë politike e madhe, tek një deklamim ultimativ dhe banal kërkesash që nuk lenë asnjë hapësirë për dialog. Ndërkohë që dialogu, e jo dhuna, është mjeti i vetëm legal i një shoqërie demokratike.

Basha po ecën me devizën “sa më keq, aq më mirë”, kjo tashmë është e qartë. Është ajo pika e moskthimit, e cila ka tunduar më shumë se një herë partitë politike shqiptare në 26 vjetët e fundit, sipas të cilës duke e nxjerrë veten jashtë sistemit, duke thyer e shkelur çdo parim dhe standart të sjelljes politike dhe përgjegjshmërisë ndaj votuesve, kërkon të arrish objektivat duke hedhur në erë të gjitha urat që të lidhin me shtetin, kundërshtarët politikë dhe partnerët ndërkombëtarë. Prej këtej vijmë në situatën ku deri dje PD (si të gjitha partitë e tjera), duartrokiste edhe deklaratën më të vogël përgëzuese që vinte nga ndonjë zyrtar anonim i Brukselit, kurse sot zëdhënësen e Komisionit Europian e quan “hiç”, kurse shefen e politikës së jashtme të Unionit e konsideron sa një pastruese rrugësh.

Spostimi i qëllimshëm në skajin më të largët të arsyes dhe logjikës politike e institucionale, refuzimi insistues për të mos dëgjuar askënd dhe asgjë, është një kumar i rrezikshëm për një parti politike të përmasave të PD. Vetingu dogji afatin e parë kohor në Kuvend, kryesisht për shkak të mungesës së opozitës në komisionet ad hoc. Në prag janë zgjedhja e presidentit dhe fushata elektorale. Duket një axhendë që vështirë se do të kalohet e gjitha me një logjikë të thjeshtë refuzimi të panegociueshëm.

Basha thotë se ka vendosur ta ndryshojë sistemin jo nga brenda, por nga jashtë, përmes frymës popullore. Të shohim se ku do t’i dalë ky bast. Ndërkohë që e ka humbur qysh tani betejën e Vetingut në sytë e opinionit publik, sido që të shkojë fati i protestës. Rama po gjen në duart e tij një dhuratë të papritur në këtë prag zgjedhjesh: kartën e reformës në drejtësi, të sabotuar nga bojkoti i kundërshtarit. Ishte çadra dhe taktika e saj e gabuar që ja dha atij këtë mundësi të artë, për të evituar bilancin katërvjeçar me jo pak njolla gri. Tërheqja me dhunë e temës së reformës në drejtësi, në territorin e fushatës elektorale, është gabimi më i rëndë që mund të bënte opozita sot. E cila, megjithëse përbetohet se nuk do të ketë fare zgjedhje, vështirë se e beson edhe vetë atë që thotë.

Next Post
Lul, mund ta fillojnë nga ty!

Basha: Zgjedhje të lira përmes qeverisë teknike, s'duam pushtet në tavolinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In