• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Një biografi e shkurtër e Ataturkut dhe pse e nënçmonte Ahmet Zogun

by A R
12/03/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të XX-të, Mustafa Qemal Ataturku, mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane.

Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me ndikim sa që edhe sot fyerja e kujtimit të tij konsiderohet një krim që është i dënueshëm me burgim.

I lindur me emrin “Mustafa”, më 12 mars 1881, ai u fut në Perandorinë Osmane e cila kishte shpenzuar mbi 600 vjet në kontrollin e hapësirave të mëdha të Mesdheut.

Pasi ndoqi shkollën ushtarake në moshën 12-vjeçare, Ataturku mori pjesë si ushtar në luftërat kundër italianëve në Libi nga viti 1911 në vitin 1912 dhe më vonë ka ndihmuar forcat udhëheqëse në bllokimin e Aleatëve për kapjen e Stambollit në fushatën e famshme të Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore .

Përpjekjet e tij për herë të parë në politikë erdhën në vitin 1919, kur ai organizoi një revolucion nacionalist për të përzënë pushtetin e zënë nga aleatët jashtë Turqisë. Pasi shënoi fitore vendimtare kundër grekëve dhe armenëve, ai siguroi Traktatin e Lozanës në korrik të vitit 1923, e cila e njohu Turqinë si një komb i pavarur. Më vonë atë vit, Kuvendi kombëtar themeloi Turqinë si një republikë me Ataturkun si presidentin e saj të parë.

Si kryetar i shtetit, Ataturku mori një seri reformash të thella që kërkonin të krijonin një shoqëri më laike, moderne dhe të stilit evropian. Ai ngriti fabrika në pronësi të shtetit dhe rrjetet hekurudhore, miratoi ligje në lidhje me barazinë gjinore dhe votës së grave dhe futi një program të perëndimor që bëri që Turqia të miratojë kalendarin Gregorian dhe alfabetin latin.

Më të diskutueshme ishin reformat e tij fetare, të cilat shfuqizuan ligjet shekullore islamike të Kalifatit. Ai gjithashtu mbylli shkollat fetare dhe gjykatat, hoqi ligjin e ndalimit të alkoolit dhe ndaloi gratë punëtorë për mbajtjen e shamisë.

Ataturku shërbeu si president të Turqisë për 15 vjet. Tre vjet para vdekjes së tij në vitin 1938, atij iu dha mbiemri i nderuar “Ataturk”, që do të thotë “Ati i turqve”.

Figura e krijuesit të shtetit turk Mustafa Qemal Ataturk ka dalë jashtë kornizave të zakonshme dhe është kthyer në mit dhe kult, një kult individi i pranueshëm dhe i ligjshëm jo vetëm nga adhuruesit e vendit të tij, por edhe të miliona njerëzve të tjerë në botë që aspirojnë për një shtet të së drejtës.

Ai qëndron hijerëndë dhe dinjitoz në një vend të veçantë dhe të privilegjuar të historisë së Turqisë, të historisë botërore, pse jo edhe asaj shqiptare me të cilën e lidh origjina e tij jo e largët prej gjaku shqiptari.

Në do të bëhesh hasëm me një turk, mos e shaj nga familja, por shaji Ataturkun! Madje, edhe vetë shteti turk e ka kthyer me ligj fyerjen e kujtimit të tij në krim, në vepër penale.

Në çdo 10 nëntor ora e Turqisë ndal disa dekika në nderim të Ataturkut, që vdiq në vitin 1938. Ataturk, si udhëheqës dhe shtetformues nuk e humbet shkëlqimin për asnjë kohë. Ai mbetet etalon matës dhe mësues se si mund të ndërtohet një shtet për çdo lidership modern që kërkon të lërë gjurmë. Ai ishte një njeri brilant, me një mendje brilante dhe me një inteligjencë në superlativ; një njeri që donte me çdo kusht të jetonte në një tokë të lirë.

Ishte një njeri që donte të provonte forcën e ndjenjave, shijen e ëmbël të lirisë, rilindjen e kombit. Ai provoi se si njeriu mund të bëhet një legjendë dhe të jetë një njeri i zakonshëm në të njëjtën kohë.

Ataturku tejshikonte, ishte një ishte një vizionar i çuditshëm. Ai është quajtur me të drejtë babai i Turqisë moderne.

Për vetë rrethanat nuk ka bërë shumë për Shqipërinë e shqiptarët (fatkeqësisht, ndonëse i dinte rrënjët e tij shqiptare, ai bashkëpunoi me serbët për t’i shpërngulur shqiptarët nga Kosova), ndërsa nuk ka respektuar Ahmet Zogun e as arritjet e tij.

Në terma formale Zogu kishte zgjeruar reputacionin e tij jashtë vendit. Shumë krerë shtetesh reaguan ndaj krijimit të mbretërisë me më pak mirësjellje. Mustafa Qemali, presidenti i Turqisë goditi me grusht tryezën kur mësoi lajmin: “Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë”!

Ataturku, kush e di pse ka qenë kaq i nxehur, sa që porositi gazetarët që t’i shkruanin fjalët e tij fije e për pe. Edhe më vonë ai ka mbajtur po atë qëndrim. Pas disa ditësh përshëndeti një diplomat shqiptar me pyetjen: “Asaf Bej, shoh shumë piktura qesharake nëpër gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po vini në skenë ndonjë operetë”?

Ataturku ishte nënçmues ndaj arritjeve të vogla të Zogut dhe veçanërisht ndaj aleancës së tij me Italinë. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë u ngrinë për tre vjet.

Next Post

Vizita, zbardhet axhenda e Bashës në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
Regjistër për objektet në bashkëpronësi/ Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

A do ndërhyhet në ndarjen territoriale?/ Paskuqani, Mazniku: Të pyeten qytetarët. Duhen reforma të qenësishme

January 29, 2026
VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

January 29, 2026
DPT: Përllogaritja e kësteve të tatimit mbi të ardhurat njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Vjet mbi 20 mijë biznese të reja, kryeson Tirana me rreth 11.200 të tilla. Më pas vijnë Durrësi, Vlora e Fieri

January 29, 2026
Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal

January 29, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In