Një bari dyshohet të jetë vrasësi i dy turistëve çekë që humbën jetën në Dukagjin. Këto janë të dhënat e fundit që kanë dalë nga hetimet për vrasjen makabër ndaj turistëve çekë dy ditë më parë.
Sipas Shqiptarja.com, policia ka dalë në përfundim se vrasësi është një bari i zonës në moshën 18-25 vjeç.
Policia ndërkohë ka gjetur katër gjurmë gishtërinjsh në makinë të cilat i ka krahasuar me 30 të dyshuar por deri tani nuk ka asnjë përputhje.
Sipas dëshmive të mbledhura deri tani policia ka krijuar një ecuri të ngjarjes e cila ka vetëm një dilemë: nëse autori veproi i vetëm apo me bashkëpunëtorë.
Sipas dëshmitarëve në hotelin ku ndenjën turistët çekë ata janë nisur vetëm dhe rrugës mendohet të kenë marrë një bari për ta transportuar por ky i ka goditur prapa kokës duke u marrë jetën.