• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një b… e çmuar sa e B…-së

by Frrok Çupi
12/11/2022 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Po kush i shkon pas Berishës, mor aman?

Sot do të shikojmë të çapiten rrugëve të Tiranës ca njerëz të ardhur nga skërkat e dynjasë, dhe këta do të ngrenë dy gishtat pas b… së Berishës me gjasmë po shpëtojnë vendin ‘në Rrezik’ dhe po na japin leksionin e hijeshisë…, së demokracisë.

Po çfarë mund të ketë tashmë pas asaj qenieje të shtrembër?

Deri më sot i kam qarë hallin rojës së tij personale, estetikisht e kam menduar se është në hall, kur i tërheq e i shtyn karrigen në ‘pas’ të Berishës. A mund t’i rrish aq afër ‘pas’ së asaj qenieje të sajuar shtremba- shtremba. Edhe aq ‘drejt’ sa është sot, është meritë e George Sorosit.

Në fillim të vitit 1992, kur Berisha hyri në zyrën e lartë të presidentit të Republikës, George Soros u shfaq në Tiranë. Sapo e takoi presidentin, (nga përpara e vështroi multimilarderi), kuptoi se këtu kishte punë të ngutshme. Presidenti ecte si kalë, dora e djathtë me këmbën e djathtë, i vetmi në këtë rruzull që ecte kështu. Këtu nisi puna e Soros, njërën dorë ia lidhi pas trupit dhe e ushtroi korridoreve nja tre muaj. Në zyrat e Sorosit që ishin vendosur në Piramidën e Tiranës, ky ishte halli i madh i Fondacionit. Që atëherë presidenti Berisha ecën me njërën dorë të lidhur ‘për forca’, por tani i duket efekti: zhvendoset shtrembër.

Te ky ‘pas’ do të vargëzohen edhe sot disa njerëz rrugicave të Tiranës. Sa turp më vjen për disa të njohur të mi, po ndoshta e kanë nga halli.

Ka pasur raste kur njerëz të ndryshëm kanë ndjekur nga pas dikë a diçka edhe në momente jo fort të hijshme. E kanë ndjekur nga pas lopën që papritur kishte gëlltitur diamantin e madh të stolisë së gruas, deri në momentin e duhur. Ka akoma më shumë raste në tregimet naive kur ndjekin pas ‘këndezin që pjell flori’. Por të paktën, vinte një moment kur b… e kafshëve ‘të bekuara’ e nxirrte floririn. Po çfarë kërkojnë këta njerëz pas Berishës? Ky, si dhe shoku i tij Metë, e fshehën ‘nga pas’ floririn e Kërrabës që ishte floriri i Rezervës së Shtetit; e tani nuk pritet që ta nxjerrin as përpara. Madje është edhe kjo një arsye pse Berisha e Meta bëjnë vetëm përpara e sulmojnë gjithë botën, sepse nuk duan të vjellin pasurinë e vjedhur shtetit e publikut. Ditën që do të ndodhë kjo (nëse ndodh sipas premtimeve të Drejtësisë), këta do të bëjnë vezën e artë para një polici, një gjykatësi dhe një prokurori, jo para ‘kokëpalarëve’ që i vijnë sot vërdallë qytetit…. Po atëherë pse këta derdimenë u shkojnë nga pas?

Të paktën, ata që kanë qenë zyrtarë të tij dhe disa të tjerë që janë edhe zot zyrtarë politikë,  të kishin të merrnin nga pjesa e pasme ku kalojnë ‘dy luanët’ ndonjë post a ndonjë medalje… Po këta tani janë vetëm atavizma, ca hije që lëvizin shtremba-shtremba për t’u prekur me njëri tjetrin sa për t’u bindur se janë në jetë. Këta i rrinë nga pas ‘bimës’ së tharë. Më në fund b… në e Berishës e thau vetë Amerika që ia kishte duruar tre dekada po… caqitë nëpër anale terrorizmi e marifetesh shkatërrimtare për demokracinë. Po sot çfarë i duan nga pas?

Është për tu tmerruar. Qoftë edhe sikur njëzet vetë t’ i shkojnë nga pas, megjithatë të lind e drejta të tmerrohesh për kualitetin e ulët njerëzor. Këtu të lind e drejta të vërtetosh se industria ‘ monster’ e Elbasanit dhe përqendrimi mes njerëzish i tymrave dhe lëndëve helmuese, po i jep efektet pikërisht tani. Ose ndonjë mallkim tjetër. Zyrtarët e lartë të Berishës, sigurisht, e dinë se prej tij nuk del më gjë, por këta janë aq të korruptuar saqë shfaqen pas tij, me qëllim që t’ i shikojë me b… dhe të mos i denoncojë. Se B…. mund t’u thotë fare kollaj: ‘ Pa eja këtu more tezak!, unë t’i di ku i ke fshehur paratë, o silli paratë o jep jetën!’. Këtë frikë kanë. Sepse kanë parë si ka bërë B… me të tjerët deri më sot, prandaj iu duket e çmuar t’i rrinë pas B-së.

Më shumë gjynah të vjen për ata që vijnë nga skërkat e ‘protestojnë’ për pesë mijë lekë, por edhe ato u thotë Zeni se do tua dërgojë me ‘postë’. Zeni- po, ka të drejtë ta lavdërojë shkronjën ‘b’ në dyfish./Pamfleti

Next Post
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Duhet përdorur shprehja e shoferit shqiptar, me inxhinjerin sovjetik, në kohë të hudhrës&qepës, kur i u prish makina në rrugë, i cili e pyeti : “KAK MASHINA TAVARISH SHAFJOR “, dhe ky i përgjigjet : “KAK MAKINA, MUT SHOFERI”, dhe kështu edhe puna e PD-së së sotme, me timonier Sali Berishën.
    Kakë është PD-ja dhe mut Sali Berisha….tjetër epitet nuk meritojnë mbasi keshtu e ka katandisur këtë forcë politike Sali Berisha….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In